Konfirmohen zërat, Xhaka drejt Lacios

2 Nëntor 2012, 20:16Sport TEMA

Granit Xhaka po mendon seriozisht që të braktisë Borusia Mynshengladbah që në janar, ndonëse ka vetëm pak muaj që iu bashkua klubit gjerman në merkaton e verës. Lojtarit me sa duket nuk i ka pëlqyer forma e dobët që ka shfaqur skuadra në këtë sezon dhe për këtë arsye është gati ta braktisë atë duke shkuar në Itali drejt Lacios që e ka kërkuar me ngulm edhe më parë.

Konfirmimi ka ardhur nga një prononcim i tij në gazetën italiane “Il Tempo”, që i ka hapur rrugë këtij skenari të mundshëm të merkatos.

“Lacio është një skuadër e madhe dhe kanë edhe një trajner të mirë. Pastaj aty është Cana, që është një mik i imi, si dhe drejtori sportiv Igli Tare, me të cilët kam kontakte të vazhdueshme. Nëse do të më vinte një propozim interesant, do ta lija Bundesligën që në janar”, është deklarata e futbollistit kosovar.

Kuptohet që deklarata e mesfushorit ka shqetësuar drejtuesit e Borusia Mynshengladbah, të cilët e shohin atë si një talent mjaft premtues për të ardhmen dhe jo rastësisht kanë shpenzuar rreth 12 milionë euro për ta blerë nga Bazeli.

Por një faktor dominues në këtë çështje mund të jetë fakti që lojtarët e tjerë të ekipit gjerman nuk e shohin me sy të mirë mesfushorin shqiptar, që në momentin kur ky i fundit i kritikoi publikisht për paraqitjet e dobëta në kampionat.

3 komente në “Konfirmohen zërat, Xhaka drejt Lacios”

  1. Lorenc Daja says:

    Graniti eshte nje djalosh shume i talentuar dhe e meriton nje skuader per se mbari.
    Tek Lacio do gjeje skuadren e duhur per te ardhmen e tij.
    SUKSESE GRANIT!
    http://fashionguests.blogspot.com/2012/09/xhaka-vs-armand-duka.html

  2. TOTILA says:

    PRISNI njehere te veje ,por mua me duket si gjithe te tjeret ,bile ne mos gabofsha MEDIOKER .E kam pare 3 here nuk me ka bere asnje lloj pershtypje pervec forces fizike qe ka moshen njelloj si BIZHDOLLANI TJETER i BAJGAVE XHANDAR SHAR-QIU !

    1. raimondi says:

      Nuk te ka bere pershtypje ty, se ti di nga futbolli me pake se sa di ky imi ,
      kur eshte i dehur , ok?

      Xhaka eshte lojtar i shkelqyer

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje