Sulmuesi i Santos, Neimar, ka përsëritur opinionin e tij se ylli i Barcelonës, Lionel Mesi, është futbollisti më i mirë në botë dhe ka lënë të kuptohet se ai është arsyeja e vetme pse një ditë mund t’i bashkohet skuadrës katalanase. Ndonëse Neimar mendon se Iniesta dhe Kristiano Ronaldo janë dy futbollistë të tjerë të mëdhenj, mendon se askush nuk e meriton “Topin e Artë” më shumë se argjentinasi.
“Personalisht mendoj se janë 3 futbollistë që janë më të mirë se të tjerët: Andres Iniesta, Kristiano Ronaldo dhe Lionel Mesi. Por Mesi është më i miri. Nuk ka asnjë futbollist në gjendje të bëjë atë që bën ai. Të luaja përkrah Mesit do të ishte një ëndërr. Edhe vetëm të stërvitesha përkrah tij do të më lumturonte shumë”, tha Neimar.
Vetë argjentinasi i ka thurur elozhe futbollistit brazilian që ka shkëlqyer në dy vitet e fundit me Santos dhe tashmë është bërë pjesë e rëndësishme e kombëtares braziliane. Kjo ka shtyrë Neimar që ta falënderojë publikisht idhullin e tij.
“A e imagjinoni dot më të mirin në profesionin tuaj duke ju thurur elozhe? Fjalët e tij më kanë lumturuar dhe nuk mund të bëj asgjë më shumë veçse ta falënderoj”, deklaroi ai në intervistën e dhënë për “Marca”.
Na keni ca tr…n me kete Mesin.
Neymar ka te drejte. Mesi eshte njeri i kompletuar si nga ana profesionale por mbi te gjitha ka karakter qe lojtaret e tjere nuk e kane. Eshte i pa krahasueshem edhe pse me pelqen ekipi rival i Barces, Real i Madridit.
Messi eshte mesatar, pa Barcen e ne vecanti Xavin & Iniesten.
Kemi 45 vjet qe shofim futboll dhe ky eshte lojtari me kot qe ka fitu topin e arte:
Me mire ta kishte marre Barca!
O ARON SOLLOMONI ! SHIKO SE CKA SHKRUAR AK, LEXOJE MIRE . Megjithate te falenderoj per shkrimin ,pamvaresisht se nuk the asgje.
Kush thot se Mesi nuk eshte lojtar i mire nuk e njeh futbollin.
Kur e pranojne dhe yjet e futbollit qe Messi eshte me i miri, te tjeret qe jane shume km larg futbollit minimumi duhet te heshtin nese s’bashkohen me kete mendim.