Paga e sulmuesit të Kombëtares së Shqipërisë, Edgar Çani, te skuadra Polonia e Varshavës ka “çmendur” gjithë futbollin polak. Dy gazetat kryesore të Polonisë, “Gazeta Wymborszka” dhe “Fakt” të premten kanë zbuluar se Çani sipas të gjitha gjasave është futbollisti më i paguar në Poloni. Gazetat në mënyrë të prerë kanë bërë të ditur se sulmuesi shqiptar është më i paguari te skuadra Polonia Varshava, me 30 mijë euro në muaj. “Kontrata e Çanit me klubin përfundon në vitin 2015 dhe drejtuesit e klubit tashmë janë shumë të shqetësuar për situatën. Ata kanë ndërmend të prishin kontratën me lojtarin në mënyrë që mos të vazhdojnë të paguajnë një pagë të tillë në këtë kohë të krizës së madhe”, shkruan njëra prej gazetave polake, shkruan Koha.
Për më tepër që tashmë ai është pezulluar nga ekipi, për shkak të një zënke me një prej lojtarëve të ekipit. Për këtë arsye, ai tashmë është dërguar tek skuadra e të rinjve, ndërsa pritet që të shitet në merkaton e janarit. Çani kërkoi që të largohej që në merkaton e verës, pas mosmarrëveshjeve më presidentin e klubit, por polakët nuk pranuan ta linin që të largohej.
Edgar eshte shume premtues.
Nuk eshte egoist; Mjafton te shikosh gezimin e tij te madh ne golin e Roshit (foto&video)
http://fashionguests.blogspot.com/2012/10/armando-sadiku-il-capocanoniere.html
Edgar mos e caj koken vella —
Me i miri je –Ndaj mos e ruaj fare nga ata polaket se ata jane shume nejrez te ligj
Shiko te gjesh ndonje klub me te mire, se je sulmues klasi –Edhe akoma me i mire do behesh …..
Ndaj shiko te largohesh nga ata bajgat e Polonise , do zoti te veje andej nga kampionati anglez, se atje do ishe mire fare
Te uroj suksese Edgar se je vellai jone !