Lionel Mesi është bërë dje pasdite baba për herë të parë në jetën e tij, pasi partnerja e tij, Antonela, rreth orës 17:15 lindi vogëlushin Tiago. Mesi ka qenë i pranishëm gjatq lindjes së djalit të tij dhe nuk e ka fshehur entuziazmin për këtë ngjarje të veçantë në jetën e tij.
“Sot jam njeriu më i lumtur në botë, lindi djali im. Falënderoj Zotin për këtë dhuratë! Falënderoj familjen time për mbështetjen! Një përqafim të gjithëve”, ishte postimi i tij i menjëhershëm në faqen zyrtare të Facebook.
Por adhuruesit e statistikave, menjëherë kanë zbuluar një të dhënë mjaft të veçantë, që ka lidhje si gjithmonë rivalin e madh të Lionel Mesit, Kristiano Ronaldon. I sapolinduri Tiago është 869 ditë më i vogël se Kristiano Ronaldo Xhunior, djali i lojtarit portugez.
Kjo shifër nuk do të ishte domethënëse nëse nuk do të vihej re se edhe Kristiano Ronaldo është 869 ditë më i madh se Lionel Mesi. Mos vallë ky është sinjali i parë i një rivaliteti familjar?
Nuk jam dakord me vulgaritete te tilla sikur lindi i BIRI i ZEUSIT . Nuk eshte lajm ky dhe ato te tjerat qe nxjerrin gopin e femrave te degjeneruara dhe na i japin te nxehta ne skakieren e gazetes qe ne ti degustojme . LINDI nje femije krejt,krejt i zakonshem dhe kaq .
Totilla,
Hera e pare qe lexoj komentet e tua dhe nuk me vjen per te vjelle…
UARDA” TE faleminderit. Por ne se une shkruaj me Emocion mendimet e mia kjo sdo te thote qe ne jemi ARMIQ!
ka nje ndryshim cr7 e bleu me leke cunin nga prosti,kurse ky duroi 869 dite po e ka taze te vetin.:-)