Aleks Ferguson dhe Roberto Di Mateo kanë filluar dje një luftë në distancë rreth çështjes së racizmit që përfshirë gjyqtarin Mark Klatenburg pas ndeshjes së kampionatit mes dy skuadrave në javën e kaluar. Trajneri i Mançester Junajtid nuk beson në versionin e Çelsit dhe insiston se gjyqtari duhet të ketë mbështetje të plotë në këtë çështje.
“Unë i kam pyetur të gjithë lojtarët e mi mos kanë dëgjuar gjë gjatë ndeshjes, por asnjë prej tyre nuk ka dëgjuar shprehje raciste. Nuk besoj se Mark Klatenburg do të bënte komente të tilla, refuzoj ta besoj një gjë të tillë. Karriera e një gjyqtari është në rrezik, situata është e padrejtë, përveç rastit kur ata kanë një provë që ai ka thënë fjalë të tilla, provë që nuk besoj të ekzistojë”, ishin fjalët e Ferguson, të cilat kanë sjellë një reagim të ashpër nga Roberto Di Mateo, i cili e ka ftuar të mbyllë gojën e të shohë ekipin e tij.
“Atij i pëlqen të flasë për klubet e tjera, ndërsa ne nuk e kemi këtë tendencë. Do i pranojmë me mirësjellje komentet e tij por kjo nuk do të thotë se ndajmë të njëjtin mendim. Ka shembuj të shumtë që vendimet e gjyqtarëve shkojnë në favor të Mançester Junajtid. Gjyqtarët nuk e bëjnë një gjë të tillë me dashje, është thjesht pjesë e mënyrës së tyre të gjykimit”, u shpreh trajneri italian i Çelsit.
Por akuzat e londinezëve ndaj gjyqtarëve kanë sjellë acarimin e këtyre të fundit të cilët kanë paralajmëruar edhe me bojkot të ndeshjeve të Çelsit. Ish-shefi i gjyqtarëve të Premier League, Klaiv Uilkis, deklaroi se shumë prej gjyqtarëve po diskutonin mundësinë e një greve të pazakontë.
“Unë mbaj kontakt me shumë prej gjyqtarëve dhe mund t’ju them se tani shumë prej tyre janë të shqetësuar për atë që i ndodhi Mark. Njoh disa gjyqtarë të cilët kanë filluar bisedimet për të bojkotuar ndeshjet e Çelsit. Kjo nuk është hera e parë që ky klub sulmon gjyqtarët, ka ndodhur edhe me Graham Poll e Anders Frisk. Disa gjyqtarë tani mendojnë se e kanë kaluar limitin”./lajmeshqip
ti ferguson je nje plere se ke fituar gjysmat e ndeshjeve me albiter,penallti per ju dhe karton te kuq kundershtarit.
Shko mer cope mishi!!
Patriot hallall ta bofte Zoti.