Juve-Inter, shifrat e derbit të Italisë

3 Nëntor 2012, 12:19Sport TEMA

Ndeshja numër 194 mes Juventusit dhe Interit, e 95-ta e luajtur në Torino, vë sot përballë dy skuadrat e para të renditjes së Serisë A, me shifra që i afrohen rekordeve sezonale. Deri tani, në 10 ndeshjet e para, Juventusi ka regjistruar 9 fitore, i ndjekur nga Interi që ka 8 të tilla. Për më tepër, bardheiznjtë janë e vetmja skuadër që nuk është mundur në edicionin aktual, ndërsa Interi është e vetmja që nuk ka barazuar asnjë takim.

Sulmet e të dy skuadrave janë në një formë të shkëlqyer, pasi Juventusi kryeson këtë renditje (bashkë me Romën) me 22 gola, ndërsa Interi ka shënuar 19. Ndërkohë, për Juventusin është shumë domethënëse edhe paraqitja e mbrojtjes, me vetëm 5 gola të pësuar në këtë kampionat.

Një sfidë shumë e çuditshme do të jetë ajo e shifrave për raportin mes ndeshjeve të luajtura brenda dhe jashtë. Juventusi ka marrë 5 fitore në po aq ndeshje të luajtura në fushën e vet, por Interi ka qenë i pagabueshëm jashtë fushe, duke marrë 5 fitore në po aq takime të luajtura. Bardhezinjtë kanë sulmin më të mirë në shëtpi, me 12 gola të realizuar, ndërsa zikaltërit kanë sulmin më të mirë jashtë fushe, me 11 gola.

Dy skuadrat kryesojnë kampionatin italian edhe në numrin e lojtarëve të ndryshëm që kanë gjetur rrugën e rrjetës në kampionat. Për Juventusin këtë sezon kanë shënuar 12 lojtarë të ndryshëm: Asamoah, Kaceres, Xhakerini, Xhovinko, Lihtshtainer, Markisio, Matri, Pirlo, Pogba, Kualjarela, Vidal dhe Vuçiniç. Ndërsa te Interi kanë shënuar 10 lojtarë të ndryshëm: Kambiaso, Kasano, Kutinjo, Guarin, Milito, Palacio, Pereira, Ranokia, Samuel dhe Shnajder.

Duhet theksuar se Interi ka fituar çdo ndeshje jashtë fushe të zhvilluar në këtë sezon në të gjitha turnetë që ka luajtur, ndërsa nuk mundet jashtë që nga 13 maji i vitit 2012, kur u mund 1-3 nga Lacio. Jo rastësisht edhe Xhanluixhi Bufon ka ekipin e tij të urryer Interin, pasi zikaltërit janë skuadra që i ka shënuar më shumë portierit në ndeshje zyrtare, 36 gola nga 558 që ka pësuar në karrierën e tij si profesionist.

15 komente në “Juve-Inter, shifrat e derbit të Italisë”

  1. TOTILA says:

    NJehere e nje kohe ishte INTERI EKIP QE TE IMPONONTE RESPEKT me MAZOLEN ,FACCETIN , RIVEN, BELUGGIN me shoke ,tani eshte kthyer ne nje ekip kozmopolit dhe pa shtylle , jo ne ditet e tanishme po qysh pas viteve te fundit “70. JUVENTUSI ? Eshte ekipi me i mire i ITASLSE PER TE GJITHA KOHERAT ,SHPIRTI ,BURRERIA , I PAMPOSHTURI NE ITALI ,POR DHE QE KA USHQYER KOMBETAREN e AZZURREVE per 80 vjet SI ASNJERI EKIP TJETER FUTBOLLI ne BOTE . SHpirti i TIJ BINJAK ne GJERMANI perfaqesohet nga BAYERNI ! JU mund te germoni ne kalendat dhe ne ARKIVAT por kurre nuk do te gjeni ne asnje shtet tjeter EKIPE SI KETA KAQ TE MEDHENJ!

    1. kapterri says:

      Juve forever!

      Zemra e futbollit italian. Kur ka juve, ka itali!

    2. patrioti says:

      disa vlera nuk ja mohojme juventusit ashtu si nuk ja mohojme faktin qe jan hajduta dhe kan marre shume e shume kampionate me albitra..

    3. Sabah says:

      O Totila, po interi eshte sinomim i kozmopolitanizmit te mirfillte. Nuk eshte bere tani, keshtu ka qene gjithmone. Ne nje kohe ku ne Europe te varshin po te ishe i nje etnie tjeter, e jo me ngjyre tjeter, Interi ishte ideologjikisht me shekuj perpara. Kur erdhi Ducja ju versul dhe ja nderroi emrin ne Ambrosiana nga inati, me pas ishin po ata te paret qe kishin trajnere hebre, lojtare me ngjyre, e keshtu vazhdoi deri vone. Ekipi i pare ne Itali gjithashut qe pati faqe interneti. Interi nuk eshte thjeshte ekip, eshte mbi te gjitha nje stil i vecante qe te gjithe e kane zili. Jo me kot ne 150 vjetorin e klubit futbollistik me te vjeter ne bote Sheffield FC ne 2007 u zgjodh pikerisht Interi ne ndeshjen jubilare, dhe asnje ekip tjeter. Mazzola e Facchetti kane qene ne kohen e tyre, por dhe Zanetti e Cambiasso nuk jane me pak.

      Interi prandaj urrehet nga italianet rraciste, dhe behet lufte e ashper nga pseudo anti-rracistat qe tja heqin Morattit e ta marin per vete. Per shkak te historise se vete gjenuine ka nje baze shume te madhe tifozesh ne Kine, Indonezi dhe vendet Arabe. Berlusconi vdiq te ishte president i ketij ekipi. Ku ka me mire se te riciklosh fytyren e mutit prej pseudo anti-rracisti e gjoja liberal se sa me nje ekip qe mbi ato baza eshte ndertuar dhe i rrespekton keto tenete.

      Ja shif kapterrin poshte, edhe shqiptar edhe thote juvja zemra e italise!

    4. enea says:

      Cfare arsyetimi prej kalamani, o Perendi. Tamam si cunaket ne kohen e partizanit e 17 nentorit.

      Ikni ore hajduta, po na tregon Juventusin ti.

    5. Horri i Bulevardit says:

      Dhe gjithmone tifozet e 17-Nentorit kane qene njeheresh tifoze te Juves dhe Bajernit.

  2. Sali=Geddaf says:

    Dedikim per Juventinat ?

    “Io non rubo il campionato ed in serie b non sono mai stato”

  3. tomori i beratit says:

    Sa per dijeni Presidenti i Interit Masimo Morati ne qershor te vitit 1999 ne nje debat tek ” Procesi Biskardi” ka dal hapur ne mbrojtje te Emigranteve dhe ne veçanti atyre Shqipetar.Edhe sot per kete rast tifozat e milanit fyejn interistet duke u thene ALBANEZ.Une nuk jam tifoz sporti por DO TE ISHTE TURP QE TE KETE SHQIPETAR (emigrant)qe te mos beje tifo per INTERIN qe eshte SHTEPIA E EMIGRANTEVE.Pra llafet e komentet e tjera me duket se jane KOT.

    1. nardi says:

      Ik o kungull ik,e mos flit budallalleqe,se 20 ultras nuk perfaqesojne te gjithe tifoserine e Milanit,aq me teper kur behet fjale per njerez te trashe siç jane ultrasit.Ata te Interit hidhnin motorra nga shkallet e Stadiumit,ata te Lacios i benin nderime Arkanit,dmth sipas teje Tare dhe Cana apo Behrami me perpara nuk duhet te pranonin te luanin te Lazio se 20 budallenj kishin vene shkrime kunder shqiptareve.
      A mos te ka dhene gje buke Interi qe eshte shtepia e emigranteve?Ore çfare keni ne vend te trurit?Ketra qe shtyjne rroten?Moratti nuk po e rruan per njerzit qe vdesin nga kanceri ne Cagliari ku ai ka dhe fabrikat e perpunimit te naftes,po e rrun shume per ekstrakomunitaret,faktikisht ai i do ekstrakomunitaret se sa me shume jane aq me mire eshte per te dhe per biznesin e naftes,dhe ndryshimet qe i ben çmimeve te cilat jane me te lartat ne Europe.
      A e kupton sa qesharak je ne ato qe shkruan???

  4. england says:

    Dikush ketu ne faqen e sportit ben kopetentin!kerkon te jete ne rolin e protagonistit,por ngaqe eshte i maskuar ne kater pseudonime,nuk arrin te kordinohet me veten,dhe fillon te humbe llogjiken,duke i shtuar dhe vitet qe mban mbi kurriz i ziu flet percart,dhe kur don te beje ndonje replike,e ben kur shkrimi kalon ne arkiva!Kush je ti qe perdor 4 lloje pseudonimesh mor trim i oreve te vona?B…t e Dashit,Rrapi i Celos,Llumi i zi apo Totila modern me kostum puntor bashkie?Je bere per tu misheruar o moshe e thyer,une do mundohem mos perdor gjuhen tende edhe pse mund ta meritosh,nuk do bie ne nivelin tend,do injoroj ofendimet e tua,por do te jepja nje keshille mundohu ti krijosh vetes nje identitet,si perfundim nuk ta marr me te keq,se ti nuk eshte se e ke me mua!dhe me ata qe nuk jane dakort me ty,ti e ke me veten tende,sa dhe shkronjat qe perdor po te kishin goje te flisnin do te kritikonin nga menyra se si i trajton…

  5. ajax says:

    Ky urim eshte per gjthe tifozat e Juventusit. Ju lumte morret ate qe meritonit.Bravo, kjo eshte fitore e madhe e Juves.Juventus 1-Internacionale 3

  6. TOTILA says:

    ” ENGLAND” E di qeje i vogel te matesh me mua . Une nuk fshihem ,je t;i qe fshihesh . Pa lere qe ke QENE DHE FUTBOLLIST para viteve ’80 apo ’90 dhe po t’a perseris megerma shtypi se njehere me ke shkruar : QE NE SE T’I DO ME NJIHJE MUA DO TE ISHJE NE RADHE PER TE ME MARE AUTOGRAF.Une kam njohur disa futbolliste njerez por nuk dua qe t’i perseris se prej kujt do te merja autograf ,por ty te ka ngelur ora tek sistemi W DSHE TEK ALF RAMSEY ( mos me korigjo) ne se e ke pare futbollin e tij dhe qe e pershtaste LYM ALLA tek…… Une jam tifoz i JUVENTUSIT por sot e degjeneroi INTERIM dhe merita I TAKON STRAMACONIT dhe klasikut HAVIER ZANETIT I cili gezon respektin tim me tr larte si FUTBOLLISTI I FUNDIT KLASIK QE LUAN FUTBOLL. Per JUVENTUSIN kjo ishte humgja e pare qe prej QERSHORIT 2011 ,DHE KJO HUMBJE I BEN MIRE MEGJITHESE JUVENTUSI U PARAQIT EKIP PA NERV dhe teper – teper iLODHUR .

  7. dmc says:

    3-1 SUPER PERMBUSJE REZULTATI ME ATE GOL TURPI ME BEKIMIN E ANSORIT.FUK JUVE GO INTER.

  8. england says:

    E shoh reflektimin tend!
    kryesore eshte qe po krijon nje identitet,e dyta eshte se pranon dhe humbjen,por ti gjithmone ke dicka qe ty te ben te jesh konfuz kur fillon te shkruash nje koment!Mundohu qe te fokusohesh te shkrimi,dhe mos u tundo nga dikush qe po troket ne dere te ftoje per domino,apo tavell.Si do qe te jete sot nuk ke perdorur gjuhen vulgare te zakonshme,dhe per kete te pergezoj,ndoshta ka ardhur dita paqes,dhe kjo na sherben te dyve.Ne fund te fundit nuk kemi asgje per te ndare,pervec ideve dhe mendimeve…

  9. 1444 says:

    Forca Partizani,forca Dinamo,forca Tirana….,mbushni stadiumet tona,lerini pepinot,njeri thote Juve zemra e Italise tjetri thote Interi dhe kush e thone…albanezet..tju vije turp!
    Mos u justifikoni me kushtet,edhe ne kohen e Enverit skishte,por mbahej rradhe per bileta,me shtimin e tifozerise shtohen dhe investimet,rritet cilesisa,permiresohen kushtet ne stadiume ta imponon vete publiku…,hajd shendet!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje