Trajneri i Mançester Junaited, Aleks Ferguson, “ka gjetur” zgjidhjen për krizën e penalltive që ka kapur skuadrën e tij. Ai mendon të gjuajë vetë një penallti, shkruan “Sunday Sun”. Junaited ka humbur katër penallti deri më tani në këtë sezon. Të fundit e humbi Uejn Runi në sfidën që Man. Utd e fitoi të shtunën ndaj Arsenalit me rezultatin 2:1. Më herët kishin dështuar edhe Robin Van Persi kundër Southemptonit, Havier Hernandezi kundër Uiganit dhe Luis Nani në Ligën e Kampionëve kundër Gallatasarait. “Mendoj se do të gjuaj një penallti vetë javën e ardhshme dhe më pas do të shënojmë”, ka thënë Ferguson.
Ok Fergy!por pasi ta gjuash penalltine shiko verdalle se do kesh humbur ndonje nga dy topet qe te varen si rrush i thate…