Tifozët e skuadrës së Liverpulit tashmë po persekutohen jo vetëm nga ekipi që nuk arrin rezultatet e kërkuara, pro edhe nga vetë stadiumi legjendar “Anfild”. Shumë tifozë të ekipit u bënë protagonistë pa dëshirë të një incidenti kur defekti i një ujitësi të fushës qullosi një pjesë prej tyre gjatë pushimit të ndeshjes kundër Njukasëll.
Pak para se skuadrat të hynin në fushë për fillimin e pjesës së dytë të ndeshjes së përfunduar në barazim 1-1, uji shpërtheu nga një ujitës fushë duke lagur mirë 20 rreshtat e parë në tribunën kryesore për të paktën 30 sekonda.
Uji binte edhe në tribunën VIP të stadiumit por që ishte boshatisur në ato momente dhe zyrtarët e skuadrës shpëtuan pa u lagur nga kjo “shaka e qullur” që i bëri impianti i ujitjes i stadiumit./lajmeshqip