Anglezët të bindur: Guardiola ka zgjedhur Çelsin

5 Nëntor 2012, 11:21Sport TEMA

Pep Guardiola dëshiron të bëhet trajneri i ri i Çelsit. Ky është lajmi i publikuar nga gazeta britanike “Daily Mail”, e cila është e bindur se spanjolli do të marrë drejtimin londinezëve duke filluar nga sezoni i ardhshëm, pasi tërhiqet nga stili i lojës së lojtarëve të ri të talentuar që ka marrë kjo skuadër në sezonin e fundit.

Sipas saj, Guardiola ia ka bërë të qartë miqve dhe familjarëve të tij se kur të kthehet përsëri në botën e futbollit në verën e ardhshme, planifikon ta bëjë një gjë të tillë duke drejtuar në “Stemford Brixh”. Klubi anglez i kishte bërë atij një ofertë që në momentin kur vendosi të largohej nga drejtimi i Barcelonës, por trajneri spanjoll i qëndroi besnik vendimit për të bërë një vit pushim dhe u zhvendos bashkë me familjen në Nju Jork.

Negociatat me Guardiolën bënë që edhe trajneri Roberto Di Mateo të detyrohej të priste më shumë se 3 javë për t’iu ofruar një kontratë e re nga blutë londinezë ndonëse i siguroi këtij klubi Kupën FA dhe Ligën e Kampioneve në një sezon që mendohej se do të ishte një dështim total për skuadrën e Abramoviç.

Gazeta angleze bën të qartë se vendimin e Guardiolës po mundohen ta “minojnë” në të gjitha mënyrat Çiki Begirishtajn dhe Ferran Soriano, që janë zgjedhur në bordin drejtues të Mançester Sitit dhe do të dëshironin ta vinin në drejtimin kampionëve të Anglisë nëse largohet Roberto Mançini.

Por Guardiola u ka bërë të qartë bashkëpunëtorëve të tij se do ta kishte më të lehtë të punonte me lojtarë të karakterit teknik si Huan Mata, Eden Hazard e Oskar, të cilët po shkëlqejnë në radhët e Çelsit me një lojë që i përshtatet më shumë stilit të Guardiolës.

2 komente në “Anglezët të bindur: Guardiola ka zgjedhur Çelsin”

  1. TOTILA says:

    Sido qe une e “BOMBARDOJ” MURINJON ,kam mendimin se GUARDIOLA ka tjeter STATURE dhe nuk do te arrije dot ate qe ben MURINJO i cili e thote hapur qe jam ketu apo atje per te fituar dhe u imponohet BORDIT DREJTUES duke sjelle lojtaret me te mire qe do ai . Kurse GUARDIOLA nuk eshte ky TIP dhe mendoj se do t’a kete te veshtire qe te KORR SUKSESET e MURINJOS .Por eshte nje zgjidhje vetem ne se TRANSFERON 70% TE BARCELONES dhe e con atje ku ai do te jete trajner.

  2. Tulipani says:

    TILA ti ben si profesor Enver Tonuzi, por te shofim nje here kur te vij qershori se eshte edhe Milani ne skene per Guardiolen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje