Portieri i Real Madrid dhe Spanjës, Iker Kazijas, ka zbuluar se do të pëlqente të fitonte “Topin e Artë” një ditë, por nuk do të votonte kurrë për veten. Në ndryshim nga shoku i tij i skuadrës, Kristiano Ronaldo, që ka pranuar se është gati të vendosë emrin e tij mes fituesve, Kasijas mendon se vlerësime të tilla duhet të vijnë nga faktorë të jashtëm.
“Të jem i sinqertë, nuk do të votoja për veten. Unë preferoj që vlerësimi për punën time të vijë nga jashtë, jo nga unë”, deklaroi ai për “France Football”.
Kapiteni i Real Madrid është i ndërgjegjshëm që një lojtar që luan në pozicionin e tij mund të mos e fitojë asnjëherë një trofe të tillë.
“Pyes veten pse një lojtar aq vendimtar dhe që bie në sy si portieri nuk vlerësohet? Ne jemi si pilotët e Formula 1 që nuk nisen kurrë nga rreshti i parë, por nga vendi i 6-7, ndonëse janë pjesë e domosdoshme e skuadrës. Mendoj se lojtarët që luajnë në fushë janë thjesht më tërheqës”.
31 vjeçari ka konfirmuar edhe një herë se vota e tij do të jetë për Serxho Ramos, të cilin e vlerëson shumë.
“Vota ime do të shkojë për Serxho Ramos, pasi ai kishte sezonin më të kompletuar të 8 viteve të fundit”, shpjegoi Kasijas. “Ai është një qendërmbrojtës i jashtëzakonshëm. Ishte fantastik në kampionat dhe i frikshëm për kundërshtarët në Evropian”, tregoi portieri arsyen pse vota e kapitenit të Spanjës nuk do t’i shkonte Kristiano Ronaldos.
RESPEKT te jashtezakonaeshem per kete djale ZOTNI DHE UNE E BARAZOJ me IDHULLIN TIM LIONEL MESSI . KASIJAS eshte personi qe po mundohet t’a mbaje te pa baltusur emrin e madh te REALIT NGA qelbesira MURINJO me majmunet PEPE ,KAENTRAO ,TE MBESHTETUR SHUME HERE DHE NGA RAMOSI dhe SKUTHI KASAP I FSHEHUR XABI ALONSO . MURINJO PLEHU e shikon BARCELONEN si ARMIK qe duhet te vritet me PLUMB ,por harron RRUGACI MURINJO se eshte vetem nje loje futbolli qe duhet te percjelle tek simpatizantet e te 2 kampeve elegancen , spektaklin, edukaten ,luften e ndereshme dhe thjeshtesine . KASIJASI po i mban per bukuri BALLANCAT midis 2 ekipeve.
bravo kapiten,
ja shembulli i relait, nuk voton veten voton nje shok skuadre por jo cr7,
shpresoj qe murinjo te ike nga reali
Ronaldo lere qe eshte mendjemadh por edhe egoist. Kasijas eshte nje futbollist i madh.