Juventinëve nuk u kanë pëlqyer shumë komentet e interistëve pas ndeshjes së fundjavës në stadiumin e tyre, të përfunduar 3-1 për skuadrën e drejtuar nga Stramaçioni. Kjo ka shtyrë zëvendësin e Antonio Konte, Anxhelo Alesio, të kundërpërgjigjet shumë ashpër në konferencë për shtyp ndaj këtyre kritikave, sidomos atyre që i referohen gjykimit.
“Ankesat e Interit? Nuk kanë mësuar ende të fitojnë, duhet të dish ta bësh një gjë të tillë. Është e lehtë të flasësh për gjyqtarët, por ata kanë nevojë të mbrohen. Edhe ne mund të mendonim se vendimi për të mos i dhënë penallti Markizios dhe për pasojë nxjerrjen me karton të kuq të Kastelacit vitin e kaluar në “San Siro”, ishte me qëllim. Por, pavarësisht se penalltia ishte e pastër, ne nuk u ankuam. Tani filloj të mendoj edhe për penalltinë që nuk iu dha Katanias ndaj Interit, e në të njëjtën ndeshje dhe për golin e Nagatomo në pozicion jashtë loje”.
Më pas, ai ka komentuar më me qetësi ndeshjen dhe ka shpjeguar se sipas tij, zikaltërit janë një rival mëse i fortë për titullin kampion. “Pas 20 minutave, ndeshja mund të ishte 3-0 për ne, por pastaj humbëm shumë pasime dhe kjo na kushtoi shtrenjtë. Gjithsesi, konkurruam me një skuadër të fortë, Interi mund të garojë për titullin, mjafton të shohësh sulmin e tyre, për të mos folur për lojtaret e tjerë”, tha Alesio.
Temës së gjykimit iu kthye edhe mbrojtësi Leonardo Bonuçi, i cili ka kujtuar se pavarësisht asaj që ka vuajtur Juventusi, nuk është ankuar asnjëherë kaq shumë.
“Juventusi, si klub, ka një stil të tijin dhe ka vazhduar në atë rrugë edhe kur e kanë vënë në vështirësi në vitet e kaluara, ndonëse nuk kishte faj. Juventusi nuk ka thënë kurrë atë që ka thënë klubi i Interit vetëm në dy ditët e fundit, ndaj besoj se futbolli është i bukur pasi duhet t’i gëzohemi si sport e jo si polemikë”, deklaroi qendërmbrojtësi i Juventusit.
shume e drejte si lajm
Po flasin keto juventinet qe nuk kane fytyre!
Po para nje jave more plehra fituat kunder Katanies perseri me gol offside. Dhe me e bukura kur Katania shenoi nga arbitrat e korruptuar ju quajt atyre offside.
O plehra O Rubentine! Hajdute! Turp i futbollit!
edhe Interi ne ndeshjen me Katanien beri nje gol ne pozicon jashte loje,dhe po Katanies u mohua nje penallti…keto nuk i quan ti….gjithesesei,mos u sillni si italinae se late nam,mbushni stadiumet tona,se vetem ne Shqiperi degjon te tilla marrezira…rubentine thote GOMARI,shiko futbollin tend o injorant,se Italianet jane ne rregull…
po ik mor me gjithe kampionat shqiptare, une ka mbi 3-4 vjet qe nuk e ndjek me dhe as nuk di kush luan ne superiore, cfare ti ndjek kampionatit shqiptare, vulgaritetin, dhunen apo matrapazlleqet qe behen me blerje e shitje ndeshjesh aq hapur sa dhe nje femije e kupton, pervec kombetares as nuk kam ndermend ta ndjek deri kur te kete ndryshime rrenjesore ne futbollin tone, si ne drejtues si ne masa te rrepte ndeshkimore per dhunen e shitjen e ndeshjeve e rregullimin e infrastruktures se jan per turp stadiumet tona.
keta juventinet harruan qe cirrej konte vjet nuk na duan albitrat kur albitrat i kan dhene kampionatin vjet dhe e kan cuar ne vend te pare kete vit pasi fituan kot me catania,udineze,parma,napoli dhe mos te harrojne gafet e madhe me milanin vjet edhe sh ndeshje te tjera qe duhen trajtuar me radhe, juventusi ka mbrojtesat me te egerr dhe vjet u dhane 5 penallti kundra ndersa interit ju dhane mbi 20 penallti kundra..jan ca fakte qe duken rastesi po kur keto rastesi shkojne gjithmone ne favor te nje ekipi atehere behet shqetesuse dhe quhet korrupsion..
Cfare ndodhi qe fitoi INTERI .ASGJE .JUVENTUSI Humbi pas 37 fitoreve dhe 12 barazimeve pas 18 MUAJSH . ESHTE normale. PO ua ritheksoj: N.Q.S nuk do te ishte ne ITALI JUVETUSI dhe ne GJERMANI BAYERNI ,NUK DO TE KISHTE MARE KOMBETARJA AZURRE 4 KUPA BOTE dhe NAZIONAL MANSCHAFTI 3 KUPA BOTE. Une flas me fakte,por JUVENTUSI ka shpirt dhe burreri .TE tjert jane numeroret nr. 5 te TOPIT. Mos gjykoni me pasion dhe mos OFENDONI.
qenke artilier zotrote!
Totila flet si i apasionuar pas futbollit por je ne reticense te plote me ato qe thua… Je nje tifoz i thekur i Mesit dhe futbollit blaugrana, por me cudit fakti si simpatizon nje futboll krejt te kundert me ate qe pelqen: futbollin e Juventineve qe nuk bejne dot 3 pasime
po golin e Muntarit,ju juventinet hahahahaha
Kesaj i thone te kesh dy by.. nje ta mbash e nje ta cash!
pik e zez kur bejne dhe keta si te ndershem, e pa e gjithe bota favorizimet qe ju beri arbitri, po me qe kishit perball nje kock te forte nuk ju eci mire dhe i hengret 3 petlla,, ikni tani bjerini me dor se shume shpejt do ju parakalojme, hajduta te futbollit.
te krahasosh Interin me Juven apo me Milanin ,eshte nje lloj si te krahasosh Flamurtarin me Tiranen apo Partizanin me Vllaznine…….histori dinitoze,por ne krahasim me Juven e Milan …shshshshshshsht …
a ti je gomar mor djale…