Xherard ëndërron të luajë për Murinjon

7 Nëntor 2012, 11:34Sport TEMA

Stiven Xherard ka bërë një deklaratë të bujshme, duke theksuar se dëshiron të luajë për Zhoze Murinjon, trajnerin që për disa vite ka qenë rivali kryesor i Liverpulit, kur drejtonte skuadrën e Çelsit.

Edhe vetë tekniku portugez e ka kërkuar me ngulm mesfushorin gjatë asaj periudhe, duke i bërë ftesë publikisht që t’i bashkohej skuadrës londineze që fitoi titullin kampion në vitin 2004 dhe 2005, ashtu siç përsëriti këtë interesim kur mori drejtimin  Real Madrid dy vite më parë, duke deklaruar se mbetej i çuditur se si një futbollist i cilësisë së Xherard mbetej ende te një klub si Liverpuli.

Por tani, vetë Xherard ka pranuar se e tërheq ideja që një ditë të drejtohet nga tekniku portugez. “Sigurisht, do të dëshiroja shumë të luaja për Murinjon. Në periudhën kur ai më ftoi te Çelsi, Liverpuli nuk ishte një skuadër pretendente dhe fillova të mendohesha rreth realizimit të një gjëje të tillë. Por vendosa t’i them “jo” dhe i thashë “jo” edhe një vit më vonë. Ai u kthye me një propozim të njëjtë kur mori Real Madrid dy vite më parë. Shoh disa lojtarë që shkaktojnë luftëra të vërteta kur për to interesohen Barça e Reali, por unë nuk jam i tillë dhe duket se as atëherë nuk ishte e thënë që të ndodhte ky transferim”, deklaroi mesfushori i Liverpulit.

M pas, Xherard ka dhënë vlerësime të ndryshme për lojtarët dhe kundërshtarët që ka patur në karrierën e tij.

“Nëse do të thoshin se cilin lojtar do të dëshiroja të ktheja te Liverpuli, ai do të ishte Ksabi Alonso, mesfushori më i fortë përkrah të cilit kam luajtur dhe të cilit ia ndjej mungesën. Kemi shkëlqyer në Kupat e Evropës në disa ndeshje spektakolare dhe ai ishte njeriu kryesor për ne, Ksabi Alonso është një lojtar i madh. Mesfushori më i fortë ndaj të cilit kam luajtur? Zinedin Zidan. Mesfusha ime ideale të Anglia do të ishte Skols, Bekam, MekManaman dhe unë”, tregoi futbollisti 32 vjeçar që pranoi se nata më e bukur e karrierës ishte kur udhëhoqi ekipin në përmbysjen e pabesueshme ndaj Milanit në finalen e Ligës së Kampioneve në vitin 2005.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje