Kombëtarja shqiptare e futbollit ka bërë një hov mjaft të rëndësishëm në renditjen botërore që publikohet nga FIFA, duke qenë tashmë e 67-ta në botë. Ky është një lajm mjaft i mirë për kuqezinjtë e drejtuar nga De Biasi, të cilët më në fund kanë lënë pas rënien e disa muajve më parë dhe tashmë gjenden në pozita mëse të mira në klasifikim me një tendencë rritjeje.
Vetëm në muajin e fundit, përfaqësuesja kuqezi ka pësuar një ngjitje prej 17 vendesh në klasifikimin e FIFA-s, duke përfituar nga rënia e shumë skuadrave të rëndësishme si Skocia, Austria, Senegali, Estonia apo Armenia. Falë 496 pikëve të marrë në muajin e fundit, sidomos falë suksesit 1-0 ndaj Sllovenisë, kuqezinjtë kanë bërë hapa para edhe në renditjen evropiane, ku tashmë janë të 31-tët. Duhet kujtuar se renditja evropianë është ajo që më pas përcakton vazon të hedhjen e shortit të Evropianit 2016, duke i dhënë kombëtares shqiptare mundësinë e kundërshtarëve më të përballueshëm në grup.
Ndërkohë, bie në sy që nga skuadrat e grupit ku bën pjesë përfaqësuesja kuqezi, Zvicra ka rënë me një pozicion, duke qenë tashmë e 16-ta në botë, ndërsa Norvegjia ka mbetur në vendnumëro në pozicionin e 26-të në botë. Sllovenia ka rënë me 14 vende, duke qenë tashmë e 49-ta, Islanda është ngjitur me një pozicion, duke mbajtur vendin e 96-të, ndërsa Qipro ka pësuar një nga rëniet më të ndjeshme të muajit, duke qenë e 127-ta në botë falë humbjes së 20 pozicioneve njëkohësisht në renditjen botërore.
Klasifikimi botëror kryesohet nga Spanja, që ndiqet nga Gjermania dhe Argjentina, e cila është ngjitur pas shumë kohësh përsëri në vendin e tretë.
Ja prite kur te bijem prape …….
LOL
rafsh ti mer raimonda,mrapc ishalla ene ta kellcet noi njoni,se vetem te zeza te nxjerr halja,,,si cdo komunist antik xhanem
Shko sille nje here tet moter ta provoje nje penallti ne p.. nga ky imi
leji mer kto budallalliqe,se 6 e ke pas edhe e ke ti kuqali vogel.POR,,,anyway s kom moter,por vella qe ta ca
ueee sa turp per ket komb , shikoni Bosnjen , eshte nje shtet me veshtirsi te shumte , bile me shume se shqiperia por ne futboll shkelqen . edhe ne mund te behemi si ata por ktu ska investimente , ska stadiume , asgje – ne cdo aspekt jemi bloz fare
per kete gje te kene mendjen dhe tifozet! Mos bejne gjera qe kufizojne, ose rrezojne kombetaren me poshte!
Me kete ngjitje mbase i mbushet mendja Sales qe te pres shiritin e Stadiumit te ri. Mos ju duket çudi,mos thoni jo se e ben!!!!!!!
Zoterinj te Redaksise, zoti gazetar e keni shkruar gabim jo “…ka bere nje hov mjaft te rendesishem ne renditjen boterore…” por, “…ka bere nje hop mjaft te rendesishem ne renditjen boterore…”