Drejtuesit e Federatës Gjermane të Futbollit nuk kishin besim te Jurgen Klinsman kur i dhanë këtij të fundit drejtimin e përfaqësueses para Botërorit 2006 dhe vetëm pak ditë para fillimit të aktivitetit, ishin gati të shkarkonin trajnerin që më pas ngjiti një skuadër të re në moshë në vendin e tretë në botë.
Konfirmimi ka ardhur nga një libër i Teo Zvanziger, i cili tregon vitet e punës në Federatën Gjermane si dhe vështirësitë gjatë drejtimit të Klinsman, i cili refuzoi rinovimin menjëherë pas përfundimit të aktivitetit.
“Që në fillim, Klinsman vendosi Olivier Birhof si menaxher të kombëtares, duke larguar stafin që kishte shumë vite punë në Federatë. Gjatë Botërorit, insistoi që skuadra të rrinte në Berlin dhe jo në Leverkusen. Nuk shqetësohej aspak për kontratat që kishim në Leverkusen, mendonte vetëm për ekipin dhe çfarë i nevojitej për Botërorin. Gjithashtu, vendosi rregull që delegacioni i federatës nuk duhej të drekonte bashkë me ekipin”, tregon Zvanziger në librin e tij.
Goditja më e rëndë në marrëdhëniet mes palëve ishte humbja 4-1 ndaj Italisë në miqësoren e marsit 2006, pak muaj para Botërorit, duke ulur reputacionin e vendit që organizonte aktivitetin dhe pritshmërinë e skuadrës.
“E gjithë Gjermania u trondit, edhe Klinsman dukej si i ngrirë pas ndeshjes. Kishte heshtje absolute, por pastaj ai mori ekipin në një dhomë të veçantë dhe u mbajti një fjalim, në të cilin ende sot nuk e di askush tjetër se çfarë tha përveç atyre në atë dhomë. Por pak ditë më vonë u kthye në SHBA për të marrë pjesë në një seminar trajnerësh, duke ia lënë të gjitha punët në dorë në ato momente të vështira asistentëve të tij. Kjo sjellje nuk na pëlqeu e si rrjedhojë, filluam të mendonim për një plan B, që përfshinte shkarkimin e tij sapo të vinte dështimi i parë i bujshëm gjatë Kupës së Botës”.
“Vetëm katër persona ishin në dijeni të kësaj iniciative: Horst Shmid, Franc Bekenbauer, Volfgang Niersbah dhe unë. Menduam që ekipi t’i kalonte Matias Samer në një eventualitet të tillë, edhe pse vendosëm të mos e lajmëronim këtë të fundit që të ishte gati, pasi ishim të bindur se do të pranonte falë ndjenjës së jashtëzakonshme që ka ndaj detyrës dhe përgjegjësive. Por tani jam i lumtur që nuk u zbatua asnjëherë ky plan i turpshëm B dhe Klinsman na vërtetoi që ishim gabuar për opinionet rreth tij”, ka zbuluar Zvanziger në librin e kujtimeve të punës në Federatën Gjermane.
pse se hoqet shkerdhaten !!! intrigant dhe i padenje.
Kush eshte intrigant dhe i padenje?!!!
Une kam patur fatin te bisedoj me Klinsman dhe mund te them qe eshte nje nga ish-futbollistet me te mire-edukuar dhe fairplay!