Ferguson ëndërron 5 Liga Kampionesh

8 Nëntor 2012, 12:12Sport TEMA

Kualifikimi i shpejtë si i pari në grup nuk ka kënaqur trajnerin e Mançester Juanjtid, Aleks Ferguson, i cili ka nxitur skuadrën e tij të synojë fitoren e 5 trofeve të Ligës së Kampioneve, aq sa ka Liverpuli.

“Përsa i përket historisë së klubit, duhet të kishim fituar më shumë dhe unë dua që të fitojmë më shumë, duke shkuar përkrah Liverpulit që është rivali ynë më i madh, apo Bajern Mynih dhe Ajaks”, tha trajneri i skuadrës që ka fituar 3 herë trofeun më të rëndësishëm për klube në Evropë.

“Milan dhe Real Madrid janë shkëputur nga ndjekësit, por kjo sfidë më entuziazmon më shumë. Shpesh mërzitem kur mendoj për mundësitë që kemi patur gjatë këtyre viteve për të fituar trofeun, por nuk duhet të bëhesh kurrë lakmitar. Kur mendoj për karrierën time, shoh që kam fituar hy herë Ligën e Kampioneve dhe një herë Kupën e Kupave, ndaj jam krenar për atë që kam arritur”, tha skocezi 70 vjeçar.

Ndërkohë, ndihmësi i tij, Majk Filan, theksoi se ky kualifikim i shpejtë në vendin e parë në grup ishte si përgjigje ndaj trysnisë së sezonit të kaluar, kur ekipi u eliminua në këtë fazë të turneut.

“Qëllimi ynë në këtë sezon ishte të shkonim sa më shpejt në fazën e eliminimit direkt. Zhgënjyem në sezonin e kaluar, stafi dhe lojtarët janë të ndërgjegjshëm për një gjë të tillë, ndaj mendoj se tifozët tanë e prisnin një reagim në këtë edicion”, tregoi Filan./lajmeshqip

5 komente në “Ferguson ëndërron 5 Liga Kampionesh”

  1. Tironci Lugano says:

    Sic e thua dhe vete mundesite qe kemi pasur..Nuk ja vlen te te permendesh skuadrat qe te kane eliminuar..ndaj je larg shume asaj qe enderron te fitosh 5 here.

  2. ardi says:

    Ky plak matuf, ka marre kot dhe ne menyre te pamerituar 2 liga kampionesh, duke pasur gjithe fatin e botes me vete:
    Kujtoni fitoren e pamerituar me Bajernin me 1999
    dhe bingon qe i ra me 2008 kur Xhon Terri rreshqiti gjate penalltise se fitores.
    mjaftohu me aq, se per ne Europe Britania e Madhe, krenohet me Liverpulin dhe jo me m… utd.

    1. Elvis says:

      Ne 99 M.Utd e meritoi fitoren sepse vetem skuadrat angleze dine te kthejne rezultatet.rreshkiti Terri ky ishte fati.Por nuk mund te flasim per Barcelone kur ka 3 champions me albiter(Celsi para 4 vjeteve,Arsenali vjet se bashku me realin).Sa per trofe liverpuli ka nja 19 vjet qe nuk fiton gje ne Angli dhe jane baraz 19 me 19

    2. arjani says:

      po deri ne finale me fatin e gjithe botes ka shkuar? Po 2 finale qe ka humbur?

    3. paemer says:

      Shko more cop mishi!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje