Mateus i jep “Topin e Artë” një spanjolli

8 Nëntor 2012, 18:04Sport TEMA

Ish-kapiteni i Gjermanisë, Lotar Mateus, mendon se mesfushorët e Barcelonës, Andres Iniesta dhe Ksavi Hernandez, janë personat që e meritojnë më shumë fitoren e “Topit të Artë”.

Kristiano Ronaldo dhe Lionel Mesi pritet të jenë përsëri dy kandidatët kryesorë për fitoren e trofeut, falë formës së tyre të jashtëzakonshme para portës në vitin e fundit, por gjermani beson se fakti që ata nuk kanë shkëlqyer në të njëjtën mënyrë me kombëtaren, tregon se nuk e meritojnë këtë çmim plotësisht.

“Sipas mendimit tim, ka aktualisht shumë futbollistë të ndryshëm të cilët mund ta fitojnë lehtësisht trofeun e “Topit të Artë”, por mendoj se duhet të jetë një spanjoll që e fiton atë. Të preferuarit e mi janë Ksavi dhe Iniesta. Ndoshta ata nuk shkëlqejnë aq shumë sa Ronaldo e Mesi pasi nuk shënojnë shpesh, por ata kanë fituar trofe të njëpasnjëshëm si me kombëtaren, ashtu edhe me klubin”.

“Ata janë njëlloj si me kombëtare, ashtu edhe me Barcelonën, duke komanduar skuadrën në fushën e lojës, siç e treguan gjatë Euro 2012. Sigurisht, Mesi dhe Ronaldo na çuditën të gjithëve në vitin e kaluar me klubet e tyre, duke vendosur rekorde të pabesueshme me sasinë e golave që shënuan. Megjithatë, ata nuk arritën ta përsëritnin të njëjtën formë në nivelin ndërkombëtar”, deklaroi Mateus.

Lionel Mesi fitoi edicionin e vitit të kaluar, para Kristiano Ronaldo dhe shokut të skuadrës te Barcelona, Ksavi Hernandez.

4 komente në “Mateus i jep “Topin e Artë” një spanjolli”

  1. TOTILA says:

    O LUFTETAR MATEUSI ! Jam dakord per KSAVIN dhe INIESTEN ,por t’i ben nje gabim me dashje . Si mundesh t’i te futesh ne nje kallep MESSIN me RONALDEN . MESSI ka thyer te gjitha rekordet ne kete edicion si vit futbollistik ( 2011-2012 ) ,por dhe si vit KALENDARIK si asnjeri deri me sot ne bote. Po mire o LUFTAR me ke e krahason t’i MESSIN me vehten tende qe u bere si ZORRE me kombetarten NAZIONAL -MANSCHAFT ne vitet 1996-2000 ,ku more pjese dhe ne europianin e 2000 dhe vije verdalle si SOMNAMBUL ne ekip vetem e vetem qe te thyeje nje rekord me kombetarten ,natyrisht i mbeshtetur dhe nga stafi i atehereshem i KOMBETARES GJERMANE . Po mire cfare duhej te bente MESSI ME SHUME ME KOMBETAREN E TIJ qe nga nentori 2011 kur ARGJENTINA E RRAHU BRAZILIN dhe MESSI SHENOI GOLIN. Po kur e rrahu perseri BRAZILIN ARGJENTINA ATE DITE QE RONALDA SKUALIFIKOHEJ NGA EUROPIANI dhe MESSI SHENOI 3 NGA 4 GOLAT E ARGJENTINES ,pamvaresisht se ajo ndeshje ishte ” M I Q E S O R E “. Po kur prape MESSI ne ndeshje po ” M I Q E S O R E ” t’a rrahu NAZIONAL MANSCHAFTIN 3-1 DHE 1 GOL prape e shenoi MESSI. Po prape ne “M I Q E S O R E” kur ARGJENTINA rrahu PORTOKALLINE e RONALDES dhe RONALDA nuk shenoi asnje gol ,kurse MESSI SHENOI NJE GOL dhe dha asistin per golin tjeter ( 2-1 ) per ARGJENTINEN .Tjetra ne 2 ndeshjet e fundit ARGJENTINE -URUGUAJ (3-O ) MESSI shenoi 2 super gola .Po ne ndeshjen pas 3 diteve kur ARGJENTINA si MYSAFIRE rrahu KILIN ne SANTIAGO dhe MESSI SHENOI prape nje SUPER GOL CDO TE THUASH TI more MINUK. KUR e pergezoi LEGJENDA MULLER te cilit MESSI I THEU REKORDIN duke shenuar 72 GOLA nga 67 TE MULLERIT ke gje per te thene ti . NGA ana tjeter kombetarja e PORTUGALISE ne 2 ndeshjet ELEMINATORE TE TETORIT ,humbi me RUSINE 1-0 ,kurse me modestet e IRLANDES BARAZOI ne LISBONE 1-1 dhe RONALDA prape nuk shenoi dot . Keto jane fakte O LUFTETAR i lodhur nder beteja te humbura . CHE ERA UNA VOLTA !!!!

    1. Andreas Brehme says:

      TOTILA
      Dukesh qe ke njohuri, por te thuash qe Mateus eshte lojtar i betejave te humbura eshte gafe!
      Mateus kampion Bote dhe lojtari me i mire i Boterorit 1990. Edhe golshenues edhe organizator megjithse karrieren e ka nsur si shkaterrues. 17vjec me kombetaren gjermane dhe markonte Maradonen dhe Zocon ne dy ndeshjet miqesore te Gjermanise.
      Ishte futboll pa hile atehere. Sot shiten ndeshjet kur nuk ta pret mendja!

  2. adriatik says:

    O legjende e futbollit…dhe ketu ke te drejte. Iniesta dhe Xavi jane 2 lojtaret me te mire ne bote.
    I treti eshte Ronaldo dhe pastaj Messi.

  3. ajax says:

    3 Dite pas humbjes se Barces nga Selltiku doli perseri ne skene tifozi personal i Barces. As nje futbollist per Totilen nuk eshte i mire vec njeri, Messi.Totila topin e arte nuk e merr Messi kesaj rradhe.Do presim nje bast??????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje