Lorik Cana, i treti më popullori në Europë, i dhjeti në botë

10 Nëntor 2012, 19:10Sport TEMA

Prej disa ditësh IFFHS (International Federation of Football History & Statistics), Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave të Futbollit, në faqen e saj zyrtare të internetin hapi votimin për futbollistët më popullor, të ndarë sipas konfederatave dhe shteteve. Në pjesën europiane Shqipëria merrte pjesë me kapitenin Lorik Cana, i cili rezulton si futbollisti i tretë më i votuar në Europë. Për sa i përket sektorit europian, lojtari më popullor rezulton armeni Henrikh Mkhitaryan, i cili luan në Ukrainë me Shakhtar Donetsk, me 50 310 vota. I dyti vjen boshnjaku i Mançester Sitit, Edin Xheko, me 30 603 vota, ndërsa kapiteni i kombëtares shqiptare, Lorik Cana, që aktivizohet me Lacion, ka zënë vendin e tretë me 13 975 vota dhe pas tij në vend të katër vjen kapiteni legjendar i Romës, Françesko Toti, me 13 348 vota. Cana është më mirë edhe se Kristiano Ronaldo, që ndodhet në vendin e pestë, pas Totit. Në këtë votim në faqen on-line të IFFHS kanë marrë pjesë 471 683 votues, vota të cilat janë shpërndarë sipas konfederatave dhe lojtarëve pjesëmarrës në listën e të përzgjedhurëve.  Sipas pasqyrës së votimit, del se iraniani Mehdi Mahdavikia është lojtari më popullor, pasi ka marrë 80 526 vota, ndërsa ylli i futbollit botëror Lionel Mesi, që po thyen çdo rekord trofesh, ka marrë vetëm 6 365 vota. Ajo që vihet re, është se në top-listën e 10 futbollistëve më popullorë në botë, pjesën më të madhe e zënë arabët, kemi dy ballkanas, një armen dhe një kolumbian, Falkaon. Lorik Cana renditet i 10-ti, duke qenë në këtë top-listë, sërish një pozicion më mirë se Toti i Romës.

Të dielën, në orën 15:00, zhvillohet derbi i kryeqytetit italian, Lacio-Roma, një nga derbet më të nxehta jo vetëm në Itali, por edhe më gjerë. Kapiteni i kombëtares shqiptare mendohet se  do të jetë titullar në këtë derbi roman, ku gjasat janë që Lorik Cana të pozicionohet në qendër të mbrojtjes. Nëse ndodh kjo, i bie që Lorik Canës të ketë mjaft punë me kapitenin e Romës, Françesko Toti. Për tifozët e dy ekipeve pak rëndësi ka paraqitja sezonale, përballë ballafaqimit në derbi. Prandaj Lorik Cana, nëse ia del që të ndal legjendën e Romës, kapitenin Toti, atëherë ai gjen një vend të veçantë te tifozët lacialë. Duke parë rezultatet e votimit të IFFHS për futbollistin më popullor, i bie që kapiteni i kombëtares shqiptare, Lorik Cana, e ka fituar duelin e parë me kapitenin e Romës, Françesko Toti. Të shohim tani çfarë do të ndodhë në fushën e lojës, ku një ditë më parë Cana është projektuar si titullar në derbi, ashtu siç luajti në ndeshjen e fundit të Ligës së Europës me Lacion, ku bëri një paraqitje mjaft të mirë dhe ekipi lacial fitoi bindshëm, 3-0 kundër Panathinaikosit.

 

Renditja e futbollistëve më popullorë në Europë

1. Henrikh Mkhitaryan          Armenia   Shakhtar D.      50.310

2. Edin Xheko      Bosnjë     Mançester Sity 30.603

3. LORIK CANA   Shqipëri   Lacio Romë     13.975

4. Françesko Toti Itali   Roma       13.348

5. Kristiano Ronaldo    Portugali  Real Madrid     7.749

6. Yevhen O. Konoplyanka   Ukrainë    Dnipro      4.810

7. Miroslav Klose Gjermani  Lacio       3.579

8. Aleksandro Del Piero       Itali   Sydnej      2.837

9. Andrij Jarmolenko     Ukrainë    Dinamo Kiev    2.563

10. Iker Kasijas    Spanjë     Real Madrid     2.349

 

Renditja e futbollistëve më popullorë në botë

1. Mehdi Mahdavikia    Iran  Persepolis        80.526

2. Henrikh Mkhitaryan  Armenia   Shakhtar D.      50.310

3. Mohamed Aboutreika       Egypt       Al-Ahly      34.043

4. Seyed Mehdi Rahmati      Iran  Esteghlal  31.551

5. Edin Džeko       Bosnjë     Mançester City 30.603

6. Nadir Lamyaghri       Marok      Ëydad      24.977

7. Sofiane Feghouli      Algjeri       Valencia   21.869

8. Radamel Falcao       Kolumbi    Atl.Madrid 15.237

9. Mohamed Nour Arabia Saudite Al-Ittihad   14.377

10. LORIK CANA Shqipëri   Lazio Roma      13.975

17 komente në “Lorik Cana, i treti më popullori në Europë, i dhjeti në botë”

  1. saliqi says:

    si votimet e sales edhe kto…

    1. raimondi says:

      Bravo Lorik ! Me i miri je, King je _

      -Edhe atje ne Lazio me i miri je ti, ata te tjeret jane si trapa

      — …. Lorik me pelqen kur ben ato nderhyrjet me rreshqitje —Me kujtojtne kur lozja futboll ne plazh ne Vlore
      Ashtu nderhyja une , duke rreshqitur…

      Nje oficer i vjeter nga Vlora, qe ka qene ne ate nendetesen kur u peprlaesn me ruset ne vitet 1960 ne bazen e Vlores, me tha para ca ditesh :

      ..Ate Lorikun eshte ta puthesh tek kemba ,se eshte djali me patriot i Shqiperise

      Ndaj ta dish se ..Gjithe Shqiperia te do ty

  2. H.Haklaj says:

    BRAVO LORIK, PER QENDRIMIN PATRIOTIK DHE NIVELIN FUTBOLLISTIK:
    PR No.1
    http://fashionguests.blogspot.com/2012/09/lorik-canaj-apel-per-tradhetaret.html

  3. ka mundesi says:

    Qe kur lojtare si Mesi,jane kaq pak te votuar,ka mundesi qe ky sajt ku behen keto votime,te mos ndiqet nga ata qe vertet shohin futboll,por nga njerez qe vetem kane pare lajme dhe fushata publicitare per pepsi dhe coca-cola.E si mundet qe ne liste te jene vetem lojtare arabe dhe nga evropa te jene vetem 3 apo 4 futbolliste?
    BRAVO CANA !-je me i mire se Mesi dhe Ronaldo. Sa per Ozil,Iniesta,Xavi,apo legjenda te tjera,ata per ty nuk ekzistojne.

  4. ILIRET says:

    Shume mire Cana. Po vete 14 mije shqiptare. Ku jane te tjeret?
    Cana…! Lojtari qe rri ne stol, ne ekipin e tij, nuk duhet te kete vend ne kombetare…
    Prandaj nderro ekip sa me pare…

  5. ingli tare says:

    jane bere votimet ,si ne shqiperi ,vetm emra te pa deghuar arab kane popullaritet ptuuuuuuuuuuuu

    1. Dardan says:

      Edhe ne sport e shfaqni urrejtjen patologjike qe keni ju kelyshet e Janullatosit ultra-ekstremist ortodhodhokse, Per ju gjdo gje qe nuk tingllone Greqisht Vllahisht e Ortodhoksisht esht Turke Arabe e jo Shqiptare,

      1. O SA MIRE ME QENE SHQIPTAR says:

        Dardan!
        Qe te thuash se je vertet Shqiptar,do besh mire te mesosh te shkruash edhe shqip,jo vetem serbisht.

        1. raimondi says:

          Dardani flet shume mire shqip, ndaj ti mos bej mesuesen e gjuhes shipe ,
          se po na can si shume trapin _

          _E rendesishme eshte mendimi qe thote Dardani , jo ato spell check bajate qe ben ti , ok?

          Ndaj mos na ruaj shuem trapin,por fol per ceshtjen ne fjale dhe mos fol per te tjeret

          Ketu vijme dhe komentojme shkrimin, nuk komentojme njeri tjetrin duke pergjuar pas kompiuterit kush ben gabim ne shkrim dhe o burra te fyejme…

          More vesh ore gje e lige !

  6. Adi says:

    Votime internti, vari lesht

  7. Prizrenasi says:

    Dardan,mire e kane ata me siper. Lere qe po tregon budallallek me ato shprehje :ortodoks e grek e Janullatos etj.por u bane gaz i botes me ate gjysem shqipe qe shkruan. Se paku nese nuk di ndonje fjale (se po dalin shume)ik dhe ble ndonje fjalore te gjuhes se sotme shqipe dhe meso or vella,meso!

  8. dardani nga dagestani says:

    gazzeta me duket se e keni vene gabim titullin,ketu nuk behet fjale per lojtare europian por per arabo musulman,megjithate Lorikun e votoj edhe une sepse eshte treguar patriot i paster pa kaluar ne nacionalizem te peshtire.

  9. mondi says:

    bravo lorik djali

  10. GENTI says:

    OH LORIK,
    BRAVO ISHALLAH VAZHDON ME LUJT KESHTU, SE PASHA ZOTIN E KE MERITU VENDIN E 1, POR EDHE I 3 ESHTE OK. TI JE LEGJEND, IDOLI IM, I MADH JE EDHE MA I MIRI.

  11. lumi says:

    braVO LORIK ….POR NDERRO SKUADER URGJENTISHT SEPSE DO TE ZESH NDRYSHK KE STOLI I LACIOS DUKE BERE MUHABET ME IGLIN

  12. Ina says:

    Keto jane votimet per futbollistet muslimane; te gjithe jane te dores se fundit, edhe topat prapa portes i humbasin keta. Renditje koti…

    1. raimondi says:

      Edhe Francesko Toti qe eshte aty ne vend te katert, myslyman eshte ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje