FIA paralajmëron pilotët e F1 për fjalorin banal

10 Nëntor 2012, 12:06Sport TEMA

FIA u ka dërguar një komunikatë zyrtare paralajmëruese të gjitha skuadrave të Formula 1 duke i paralajmëruar se pilotët e tyre do të përballen me sanksione të rënda nëse përdorin fjalë banale gjatë aktiviteteve me median në fundjavat e garave.

Vendimi i FIA-s erdhi pas incidentit të javës së kaluar në pistën e Abu Dabi, ku si Kimi Raikonen, ashtu edhe Sebastian Vetel përdorën fjalor banal ndërsa po intervistoheshin në podium nga ish-piloti Devid Kultard.

Është mësuar se FIA vendosi që të dërgonte këtë paralajmërim pasi ishte ndërgjegjësuar për impaktin që kishte ky fjalor të dëgjuesit, ndërsa BBC lajmëroi se kishte patur 22 telefonata nga familjarë që ankoheshin se fëmijët e tyre po ndiqnin drejtpërdrejt transmetimin e intervistave ku dy pilotët nuk kursyen shprehje banale.

Procedura e re e intervistës menjëherë në podium, e cila zëvendësoi konferencën e zakonshme për shtyp që zhvillohej në sallë, u përdor për herë të parë në Silverston gjatë këtij sezoni.

Por FIA e ka parë të arsyeshme t’u kujtojë edhe një herë të gjithë pilotëve që të kontrollohen, sidomos duke patur parasysh se nëse një gjë e tillë ndodh në garën e radhës në SHBA, ku ka rregulla shumë strikte mbi gjuhën e përdorur në televizion, ata mund të humbin një treg të rëndësishëm për garat me makina.

Menjëherë pa incidentit në Abu Dabi, Devid Kultard kërkoi falje para publikut, ashtu siç veproi pak më vonë edhe vetë Sebastian Vetel, i cili pranoi se ishte mbërthyer nga emocionet e momentit dhe nuk kishte kontrolluar veten./lajmeshqip

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje