Prej disa ditësh IFFHS (International Federation of Football History & Statistics), Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave të Futbollit, në faqen e saj zyrtare të internetin hapi votimin për futbollistët më popullor, të ndarë sipas konfederatave dhe shteteve. Në pjesën europiane Shqipëria merrte pjesë me kapitenin Lorik Cana, i cili rezulton si futbollisti i tretë më i votuar në Europë. Për sa i përket sektorit europian, lojtari më popullor rezulton armeni Henrikh Mkhitaryan, i cili luan në Ukrainë me Shakhtar Donetsk, me 50 310 vota. I dyti vjen boshnjaku i Mançester Sitit, Edin Xheko, me 30 603 vota, ndërsa kapiteni i kombëtares shqiptare, Lorik Cana, që aktivizohet me Lacion, ka zënë vendin e tretë me 13 975 vota dhe pas tij në vend të katër vjen kapiteni legjendar i Romës, Françesko Toti, me 13 348 vota. Cana është më mirë edhe se Kristiano Ronaldo, që ndodhet në vendin e pestë, pas Totit. Në këtë votim në faqen on-line të IFFHS kanë marrë pjesë 471 683 votues, vota të cilat janë shpërndarë sipas konfederatave dhe lojtarëve pjesëmarrës në listën e të përzgjedhurëve. Sipas pasqyrës së votimit, del se iraniani Mehdi Mahdavikia është lojtari më popullor, pasi ka marrë 80 526 vota, ndërsa ylli i futbollit botëror Lionel Mesi, që po thyen çdo rekord trofesh, ka marrë vetëm 6 365 vota. Ajo që vihet re, është se në top-listën e 10 futbollistëve më popullorë në botë, pjesën më të madhe e zënë arabët, kemi dy ballkanas, një armen dhe një kolumbian, Falkaon. Lorik Cana renditet i 10-ti, duke qenë në këtë top-listë, sërish një pozicion më mirë se Toti i Romës.
Të dielën, në orën 15:00, zhvillohet derbi i kryeqytetit italian, Lacio-Roma, një nga derbet më të nxehta jo vetëm në Itali, por edhe më gjerë. Kapiteni i kombëtares shqiptare mendohet se do të jetë titullar në këtë derbi roman, ku gjasat janë që Lorik Cana të pozicionohet në qendër të mbrojtjes. Nëse ndodh kjo, i bie që Lorik Canës të ketë mjaft punë me kapitenin e Romës, Françesko Toti. Për tifozët e dy ekipeve pak rëndësi ka paraqitja sezonale, përballë ballafaqimit në derbi. Prandaj Lorik Cana, nëse ia del që të ndal legjendën e Romës, kapitenin Toti, atëherë ai gjen një vend të veçantë te tifozët lacialë. Duke parë rezultatet e votimit të IFFHS për futbollistin më popullor, i bie që kapiteni i kombëtares shqiptare, Lorik Cana, e ka fituar duelin e parë me kapitenin e Romës, Françesko Toti. Të shohim tani çfarë do të ndodhë në fushën e lojës, ku një ditë më parë Cana është projektuar si titullar në derbi, ashtu siç luajti në ndeshjen e fundit të Ligës së Europës me Lacion, ku bëri një paraqitje mjaft të mirë dhe ekipi lacial fitoi bindshëm, 3-0 kundër Panathinaikosit.
Renditja e futbollistëve më popullorë në Europë
1. Henrikh Mkhitaryan Armenia Shakhtar D. 50.310
2. Edin Xheko Bosnjë Mançester Sity 30.603
3. LORIK CANA Shqipëri Lacio Romë 13.975
4. Françesko Toti Itali Roma 13.348
5. Kristiano Ronaldo Portugali Real Madrid 7.749
6. Yevhen O. Konoplyanka Ukrainë Dnipro 4.810
7. Miroslav Klose Gjermani Lacio 3.579
8. Aleksandro Del Piero Itali Sydnej 2.837
9. Andrij Jarmolenko Ukrainë Dinamo Kiev 2.563
10. Iker Kasijas Spanjë Real Madrid 2.349
Renditja e futbollistëve më popullorë në botë
1. Mehdi Mahdavikia Iran Persepolis 80.526
2. Henrikh Mkhitaryan Armenia Shakhtar D. 50.310
3. Mohamed Aboutreika Egypt Al-Ahly 34.043
4. Seyed Mehdi Rahmati Iran Esteghlal 31.551
5. Edin Džeko Bosnjë Mançester City 30.603
6. Nadir Lamyaghri Marok Ëydad 24.977
7. Sofiane Feghouli Algjeri Valencia 21.869
8. Radamel Falcao Kolumbi Atl.Madrid 15.237
9. Mohamed Nour Arabia Saudite Al-Ittihad 14.377
10. LORIK CANA Shqipëri Lazio Roma 13.975
si votimet e sales edhe kto…
Bravo Lorik ! Me i miri je, King je _
-Edhe atje ne Lazio me i miri je ti, ata te tjeret jane si trapa
— …. Lorik me pelqen kur ben ato nderhyrjet me rreshqitje —Me kujtojtne kur lozja futboll ne plazh ne Vlore
Ashtu nderhyja une , duke rreshqitur…
Nje oficer i vjeter nga Vlora, qe ka qene ne ate nendetesen kur u peprlaesn me ruset ne vitet 1960 ne bazen e Vlores, me tha para ca ditesh :
..Ate Lorikun eshte ta puthesh tek kemba ,se eshte djali me patriot i Shqiperise
Ndaj ta dish se ..Gjithe Shqiperia te do ty
BRAVO LORIK, PER QENDRIMIN PATRIOTIK DHE NIVELIN FUTBOLLISTIK:
PR No.1
http://fashionguests.blogspot.com/2012/09/lorik-canaj-apel-per-tradhetaret.html
Qe kur lojtare si Mesi,jane kaq pak te votuar,ka mundesi qe ky sajt ku behen keto votime,te mos ndiqet nga ata qe vertet shohin futboll,por nga njerez qe vetem kane pare lajme dhe fushata publicitare per pepsi dhe coca-cola.E si mundet qe ne liste te jene vetem lojtare arabe dhe nga evropa te jene vetem 3 apo 4 futbolliste?
BRAVO CANA !-je me i mire se Mesi dhe Ronaldo. Sa per Ozil,Iniesta,Xavi,apo legjenda te tjera,ata per ty nuk ekzistojne.
Shume mire Cana. Po vete 14 mije shqiptare. Ku jane te tjeret?
Cana…! Lojtari qe rri ne stol, ne ekipin e tij, nuk duhet te kete vend ne kombetare…
Prandaj nderro ekip sa me pare…
jane bere votimet ,si ne shqiperi ,vetm emra te pa deghuar arab kane popullaritet ptuuuuuuuuuuuu
Edhe ne sport e shfaqni urrejtjen patologjike qe keni ju kelyshet e Janullatosit ultra-ekstremist ortodhodhokse, Per ju gjdo gje qe nuk tingllone Greqisht Vllahisht e Ortodhoksisht esht Turke Arabe e jo Shqiptare,
Dardan!
Qe te thuash se je vertet Shqiptar,do besh mire te mesosh te shkruash edhe shqip,jo vetem serbisht.
Dardani flet shume mire shqip, ndaj ti mos bej mesuesen e gjuhes shipe ,
se po na can si shume trapin _
_E rendesishme eshte mendimi qe thote Dardani , jo ato spell check bajate qe ben ti , ok?
Ndaj mos na ruaj shuem trapin,por fol per ceshtjen ne fjale dhe mos fol per te tjeret
Ketu vijme dhe komentojme shkrimin, nuk komentojme njeri tjetrin duke pergjuar pas kompiuterit kush ben gabim ne shkrim dhe o burra te fyejme…
More vesh ore gje e lige !
Votime internti, vari lesht
Dardan,mire e kane ata me siper. Lere qe po tregon budallallek me ato shprehje :ortodoks e grek e Janullatos etj.por u bane gaz i botes me ate gjysem shqipe qe shkruan. Se paku nese nuk di ndonje fjale (se po dalin shume)ik dhe ble ndonje fjalore te gjuhes se sotme shqipe dhe meso or vella,meso!
gazzeta me duket se e keni vene gabim titullin,ketu nuk behet fjale per lojtare europian por per arabo musulman,megjithate Lorikun e votoj edhe une sepse eshte treguar patriot i paster pa kaluar ne nacionalizem te peshtire.
bravo lorik djali
OH LORIK,
BRAVO ISHALLAH VAZHDON ME LUJT KESHTU, SE PASHA ZOTIN E KE MERITU VENDIN E 1, POR EDHE I 3 ESHTE OK. TI JE LEGJEND, IDOLI IM, I MADH JE EDHE MA I MIRI.
braVO LORIK ….POR NDERRO SKUADER URGJENTISHT SEPSE DO TE ZESH NDRYSHK KE STOLI I LACIOS DUKE BERE MUHABET ME IGLIN
Keto jane votimet per futbollistet muslimane; te gjithe jane te dores se fundit, edhe topat prapa portes i humbasin keta. Renditje koti…
Edhe Francesko Toti qe eshte aty ne vend te katert, myslyman eshte ?