Simeone: Falkao nuk trajtohet si Ronaldo e Mesi

12 Nëntor 2012, 18:10Sport TEMA

Fitorja 2-0 ndaj Getafe nuk ka kënaqur Diego Simeone, i cili ka shprehur hapur pakënaqësinë për mënyrën se si po trajtohet ylli i skuadrës së tij, Radamel Falkao, për të cilin gjyqtarët nuk kanë të njëjtin kujdes si ndaj Kristiano Ronaldos e Lionel Mesit.

“Nuk më pëlqen të jap mendime për gjyqtarët, por kur flas e bëj për qëllime të mira. Është e dukshme që jepet faull kur preken Mesi e Ronaldo, por nëse dikush godet Falkaon nuk ndodh asgjë. Shpresoj që në të ardhmen të jenë më të vëmendshëm”, tha ai.

Ndonëse ekipi i tij aktualisht mban vendin e dytë në renditje dhe teorikisht është rivali më i afërt i Barcelonës kryesuese, Simeone thuajse nuk sheh as katalanasit e as Real Madrid, i bindur se ekipi i tij ka kundërshtarë të tjerë me të cilët lufton për një vend në Ligën e Kampioneve në sezonin e ardhshëm.

“Vazhdojmë të ecim para me taktikën tonë për të vazhduar nga njëra ndeshje në tjetrën, por është e qartë që kjo javë ishte e mirë për ne pasi rivalët për një vend në Champions u mundën. Është shumë e rëndësishme të mbledhësh pikë në këtë fillim kampionati, në mënyrë që në shkurt dhe mars të jemi në një pozicion sa më të favorshëm”, deklaroi trajneri argjentinas.

6 komente në “Simeone: Falkao nuk trajtohet si Ronaldo e Mesi”

  1. pano says:

    Po,nuk eshte si ata…

  2. TOTILA says:

    Ky problemi i FALKAOS eshte nje modus viventi per t’i bere presion LIONEL MESSIT dhe RONALDOS . Edhe une qe nuk jam specialist futbolli di si t’a udhezoj lojtarin qe do te markonte FALKONEN ,ne se do te isha trajner . FALKAO eshte lojtar i zakoneshem i momentit ,nje flake kashte . Ai sulmon nga krahu i djathte e stopon topin pastaj kthehet gjysem mbrapa e gjuan ne trecerek lartesie me kemben e majte . LOJTAR I RENDOMTE PA PIKE INTELIGJENCE .Do t’i dale kallai shpejt.

  3. Tifozi says:

    I mire i mire por eshte larg Mesi-së!

  4. Leo says:

    KY ESHTE NJE YLL NE NIVELIN E MESIT DHE SIMEONE KA TE DREJTE! BILE KY TE FUT BRENDA EDHE TOPIN ME TE PAMUNDUR, NDERSA MESI SHUME HERE GABON. ME KOKE ESHTE I PAPARE, NE GODITJE DENIMI TE GJEN CEPAT ME TE PAMUNDUR, KU AS MESI E AS RONALDO S’KANE SHENJE. FALKAO VITIN TJETER DO TE FITOJE TOPIN E ARTE!

  5. mekaniku says:

    Esht i pa pam,me i mir se Ronaldo per mendimin tim,Ronaldo ne lojen e vet nuk ka inteligjenc por vetem forc,falkao esht i lindur shikoni me vemendje golat e tij ne internet dhe do bindeni qe nuk qendron larg Mesit,per mua esht tek me te miret ne bot.

  6. SS says:

    Mos ma prekni kafshen kolombiane se eshte e papare! Ky eshte lojtar i vertete, i bie me shkelme e qendron ne kembe, i bie me grusht e vazhdon te luaje deri ne fund te 90 minutshit, jo si Mesat e Ronaldot qe bien ne toke e i mbajne syte nga arbitri sa here qe dikush i prek me gisht!
    Golin ta fut nga çdo pozicion si askush tjeter, penalltite e faullet direkte i ke ne rrjete, ne luften ne ajer e perdor koken si askush, ky lojtar eshte F E N O M E N!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje