Gazeta italiane “Gazzetta Dello Sport” ka publikuar një prapaskenë mjaft interesante që sipas saj ka ndodhur në dhomat e zhveshjes së stadiumit “San Siro” në pushimin e ndeshjes mes Milanit dhe Fiorentinës. Sipas saj, trajneri Alegri nuk ka kursyer kritikat me një shpërthim të pazakontë për atë që cilësohet si një person i qetë në situata kritike.
“Nëse deshët të tregoni që jeni kundër meje, ia keni arritur qëllimit!”, ishte shpërthimi i bujshëm i trajnerit, me futbollistët që nuk i janë kundërpërgjigjur, pasi kishin mbyllur pjesën e parë në diasavantazh 2-0 dhe Pato për më tepër kishte humbur një 11-metërsh.
Në fakt, kjo ka qenë një tentativë e Alegrit për të nxitur skuadrën të bëjë më shumë, por që mund të kishte patur një fund krejtësisht ndryshe nëse lojtarët do ta kishin marrë këtë mesazh negativisht. Pikërisht mbështetja që ka nga lojtarët ka bërë që edhe presidenti Berluskoni dhe administratori Galiani të vazhdojnë t’i besojnë atij, duke e lënë në drejtimin e kuqezinjve./lajmeshqip
Akoma ekziston Gazzetta Dello Sport?