Marko Materaci është një nga personazhet më të veçantë të botës së futbollit, për sjelljet e tij në fushë, por edhe për mënyrën se si tregon me çiltërsi prapaskenat e karrierës së tij. Në një emision televiziv në Itali, ish-mbrojtësi zikaltër ka treguar disa nga etapat e karrierës, duke deklaruar se Zinedin Zidan do të mbetet gjithmonë në zemrën e tij dhe jo rastësisht e përfshin në formacionin e tij ideal.
“Formacioni im ideal është Hulio Cesar, Maikon, Kanavaro, Materaci e Çivu në mbrojtje. Gatuzo, Stankoviç, De Rosi në mesfushë, me Kasano e Zidan pas krahëve të Eto’o. Përse Zidan? Ai ka një vend në zemrën time, pasi më ka bërë të fitoj Botërorin. Tani nuk e kujtoj më momentin e goditjes me kokë, mendoj vetëm për momentin kur kam ngritur lart kupën. Gjithsesi do të më kishte pëlqyer shumë që të luaja përkrah tij, pasi është një prej 5 futbollistëve më të mirë të të gjitha kohëve”, tregoi mbrojtësi.
Ai ka kujtuar edhe disa nga trajnerët me të cilët ka punuar te Interi, duke bërë batuta për secilin prej tyre.
“Mançini bën pjesë në historinë e Interit, edhe pse aktivizonte gjithmonë Sinisha Mihajloviç edhe pse nuk ishte në 100%. Murinjo ishte numri 1, sekreti i tij ishte se arrinte të përfshinte të gjithë në projekt. Kur iku te Reali i thashë: “Pse më le në dorë të Benitez”. T’i lëmë shakatë, e dija se po të ikte ai nuk do të ishim më të njëjtit. Me Benitezin nuk e ndjeva veten mirë. Kisha varur te dollapi im i rrobave faqet e para të gazetave me momentet më të rëndësishme të karrierës time: Interin e Murinjos dhe kombëtaren e Lipit. Ai më bëri t’i heq. Kujtonte se dinte gjithçka, por një person që bën gjëra të tilla tregon se ka frikë edhe nga hija e vet”, tha Materaci, i cili në fund ka bërë një batutë rreth të ardhmes së mundshme si trajner.
“Aktualisht po ndjek edhe kursin e trajnerëve në Koverçiano. Ndoshta pas dy viteve arrij t’ia hedh ndonjë presidenti…”.
Lojtar shume i piset,nga ai lloj qe tte shuajne deshiren te shohesh futboll.
Shyqyr qe ne kombetaren tone po aktivizohen djem te talentuar,por edhe te mireedukuar nga ana etike:
http://fashionguests.blogspot.com/2012/10/armando-sadiku-il-capocanoniere.html
Lojtar shume i piset,nga ai lloj qe te shuajne deshiren te shohesh futboll.
Shyqyr qe ne kombetaren tone po aktivizohen djem te talentuar,por edhe te mireedukuar nga ana etike:
http://fashionguests.blogspot.com/2012/10/armando-sadiku-il-capocanoniere.html
te hengsha bythen materazi sa i mire qe je ?
Per boteror fitoje kete timin ti.Fituesin e boterorit e cakton m a f i a.Te jesh kaq naiv sa bagetia(tifozet)qe ju ndjekin???