Ish-portieri i disa skuadrave italiane dhe kombëtares italiane, Gianluca Pagliuca, ka vlerësuar lart portierin kosovar të Palermos, Samir Ujkani. Ai ka thënë për “palermo24.net” se Ujkani është portier i guximshëm. “Ujkani është një portier që më pëlqen, sepse ai luan pa frikë, është i guximshëm dhe është një portier shumë i mirë. Unë mendoj se Palermo me të drejtë insiston që ta mbajë për portier të parë. Ai shpesh është kritikuar, por pa të drejtë”, ka thënë Pagliuca. Ujkani 24-vjeçar gjatë kësaj vere u transferua te Palermo nga Novara. Me Palermon ka kontratë deri në vitin 2014.