Spekulimet e reja në lidhje me largimin e Mario Balotellit nga Manchester City, i ka mohuar agjenti i lojtarit, Mino Raiola, i cili tha se sulmuesi italian ka një marrëdhënie të veçantë me trajnerin Roberto Mancini.
Megjithëse presidenti i Interit, Massimo Moratti, si një synim primar për merkaton e janarit ka rikthimin e Balotellit në “Meazza”, duket se kjo nuk do të ndodhë.
“Rikthimi në Itali apo diku tjetër, nuk është në planet e tij. Balotelli do mbetet në City deri në fund të kontratës, ai nuk dëshiron të largohet”, tha Mino Raiola.
Agjenti i “Super Mario”, shpjegoi se klienti i tij dhe trajneri italian, Mancini, kanë një marrëdhënie të veçantë.
“Të dy kanë marrëdhënie si burrë e grua. Shpesh grinden, por duhen dhe e respektojnë njëri-tjetrin” tha Raiola.
kush eshte burri dhe kush eshte gruaja?