Ish-sulmuesi i njohur i Mançester Junajtid e Real Madrid, Rud Van Nistelroi, ka deklaruar se ai mund të kthehet si trajner në botën e futbollit, nga e cila u largua në fund të sezonit të kaluar, ku u aktivizua me Malagan në Spanjë. Në një intervistë për “Telegraaf”, ai ka zbuluar se çfarë ka planifikuar për të ardhmen e tij.
“Unë kam ndjekur me vëmendje atë që ka bërë Patrik Klaivert dhe dua të eksploroj të njëjtën rrugë. Unë dua të paktën të marr diplomën e nevojshme, të bëj praktikë dhe më pas të shpresoj që të më jepet “shansi”. Unë vazhdoj të jetoj në Spanjë dhe i gëzohem kohës së lirë që kam në dispozicion. Por vazhdoj të stërvitem në orët e mëngjesit”, zbuloi lojtari.
Sulmuesi ka zbuluar njëkohësisht se nuk dëshiron të shkëputet krejtësisht nga fusha e lojës dhe se do të kërkojë të bëhet pjesë e kombëtares së “veteranëve”.
“Unë po kërkoj të bëhem pjesë e kombëtares së ish-lojtarëve të Holandës që do të luajë një ndeshje ndaj një klubi amator me 1 janar. Shpresoj që në të ardhmen të më jepet kjo mundësi.
Periudha më e artë e Van Nistelroi ishte kur luante me fanellën e Mançester Junajtid, skuadër për të cilën shënoi 135 gola në 293 ndeshje, ndërsa ka gjetur rrugën e rrjetës 35 herë në 71 ndeshje për kombëtaren e Holandës.
Respekt per UJKUN E ZONES.
Totila e pe Zlatan Ibrahimovic?Ky eshte fituesi i Topit te Arte.