Adriano: Mos më kritikoni vetëm se pi birra

14 Nëntor 2012, 17:47Sport TEMA

Ish-sulmuesi i Brazilit, Adriano, ka shpërthyer kundër të gjithë atyre që e kritikuan për telashin e radhës të jetës së tij, pasi edhe skuadra e Flamengo e largoi pa i dhënë mundësinë të luante qoftë edhe një ndeshje me këtë skuadër.

Futbollisti ka bërë të ditur se ishte ai që e kishte marrë vendimin për t’u larguar dhe jo Flamengo, pasi nuk i duronte më kritikat kundër tij dhe mënyrës së jetesës që ai bënte.

“Gjithçka është e komplikuar për mua. Babai im, kur vdiq, me tha vetëm një gjë: ‘Adriano, rri gjithmonë vetvetja’”, tregoi ish-sulmuesi për “Fox Sports”.

“Unë jam ai që jam. Më pëlqen fakti që jam këtu dhe jam pranë vendit ku prehet babai im. Por të gjithë më gjykojnë mua se jam pjesë e komunitetit tim”.

“A e dini pse? Sepse këtu unë mund të pi birrë se kam dëshirë të pi birrë. Këtu unë jam si të gjithë të tjerët. Këtu mund të ha një sanduiç, një hamburger, të blej një makinë dhe të mos më ndalë askush të bëj diçka”, tha Adriano duke iu referuar faktit që ai është kthyer të jetojë në “favela”, në lagjet e të varfërve ku është rritur.

Pritet që në fundin e kësaj jave, 30 vjeçari të lajmërojë tërheqjen përfundimtare nga futbolli i luajtur, duke parë edhe se nuk ka më asnjë ekip që është gati ta marrë sulmuesin që kur ishte te Interi mbante nofkën “Perandori”.

1 komente në “Adriano: Mos më kritikoni vetëm se pi birra”

  1. KAQOLI says:

    O Perandor!
    Duhet te dish nje gje: cdo pune ka rradhen dhe kohen e vet.Kur ti ke kohen per te pire birra,qija nonen dhe mos ki problem. Por ne rast se ti pi birra,dhe dikush qe te ka dhene parate per te luajtur te kerkon llogari sepse ti nuk je duke e bere kete gje,atehere edhe birrat do ti permendi,ckujton ti.Apo mendove se duke bere kontrata prej miliona eurosh,mbaronte detyrimi per te luajtur futboll,dhe ishte koha qe te harxhoje parate qe te kishte dhene bosi i radhes. Ske faj ti,kot nuk kane thene,pune jevgjish dhe gjelle qensh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje