Dëmtimi i mistershëm i Besart Berishës, duket se ka gjetur zgjidhje nga një element po aq i mistershëm, një “çaj magjik” ballkanas. Falë kësaj kure, golashënuesi më i mirë i kampionatit australian në sezonin e kaluar është tashmë në gjendje të luajë në ndeshjen e të premtes kundër Sidneit, përballë heroit të fëmijërisë së tij, Alesandro Del Piero.
Berisha mungoi në ndeshjen e javës së kaluar, kur skuadra e tij u mund 4-1 nga Melburn, për shkak të një dhimbje të pashpjeguar në muskujt e barkut. Doktorët e klubit nuk dinë ende me saktësie arsyet e këtyre dhimbjeve, por i injektuan lojtarit kortizon kundër dhimbjeve të forta, ndërsa vetë Berisha beson se meritë e kthimit të tij në formën më të mirë është një përzierje barërash me prejardhje nga Ballkani.
“Ai tha se kishte pirë një çaj që ia kishte rekomanduar dikush dhe mendon se ndoshta është çaji që i bëri efekt. Ky është një çaj magjik”, u shpreh trajneri i skuadrës, Rado Vidosiç. “Po për mua nuk ka problem, çfarëdo qoftë që e ktheu në fushë. Më duket se ky çaj është nga një vend në Ballkan. Dëmtimi i tij është ende një mister, por fatmirësisht kaloi. Ai mund të luajë 90 minuta”.
Edhe kapiteni Met Smith e ka pritur me gëzim lajmin e kthimit të Berishës në fushën e lojës, në një sezon ku Brisbein duket se ka humbur pak nga shkëlqimi i edicioneve të kaluara.
“Prania e tij në fushë sigurisht që ndjehet nga skuadra. Jemi të lumtur që e kemi mes nesh dhe që ai është gati të shpërthejë përsëri. Besi është lloji i lojtarit që nuk del asnjëherë vetë nga fusha e lojës, sido qoftë situata e tij. E vetmja mënyrë për ta larguar nga fusha është nëse e zëvendëson trajneri”, tha Smith për sulmuesin shqiptar./lajmeshqip
Lojtar potent, qe mund te beje diferencen ne kombetaren shqiptare.
http://fashionguests.blogspot.com/search?q=besart+berisha
Nuk eshte keq kur luan dhe ne nje kampionat te tille si Australise!
Eshte mire te besh dhe gola sic ka bere Berisha!
Por eshte e ekzaxhiruar ta quajme kete djaloshin kosovar potent!
Mos harrojme se ka bere nje periudhe kohe te deshtuar ne Gjermani ne kategorine e dyte,dhe ne Angli qe su pa fare,kjo ka treguar se per nivelin qe ka ky sporitst pershtaetet mire me nje ambient futbollistik amator sikur se eshte league Australise,pamvarsisht se atje kane shku te luajne veteranet pensioniste 35-37 vjecaret Emile Heskey e Del Piero
PO KETE BERISHEN E KTHEU NE FUSHE CAJI TURK
pershendetje
a din kush te thot se per qfar caji behet fjal