Zherard Pike beson se Lionel Mesi e meriton të fitojë për herë të katërt radhazi “Topin e Artë” në këtë sezon. Mbrojtësi spanjoll ka bërë krahasimet mes shokut të tij aktual të skuadrës, si dhe portugezit Kristiano Ronaldo, me të cilin ka luajtur përkrah gjatë periudhës kur ishte një futbollist i Mançester Junajtid.
Sipas Pike, vazhdimësia e Mesit e bën atë një lojtar më të mirë se ylli portugez, apo edhe se vetë legjenda argjentinase Diego Armando Maradona.
“Unë i respektoj të gjithë ata që besojnë se Kristiano Ronaldo e meriton “Topin e Artë”, por Leo është nga një planet tjetër ndërsa Kristiano është më i miri mes njerëzve”, tha Pike për “Radio Associacia de Catalunya 1”. “Ronaldo është një punëtor i palodhur, ai është shumë i mirë, por nuk mund të bësh asgjë po të vihesh përballë Lionel Mesit”.
“Ajo çfarë e bën atë më të mirin është fakti se lojtarët e tjerë kanë luhatje, si Maradona, ai nuk ishte as sa gjysma e asaj që Leo është sot për Barçën”.
“Mesi ka kaluar kaq shumë vite të shkëlqyera në karrierën e tij sa e meriton të cilësohet si më i miri i të gjitha kohëve”, përfundoi mbrojtësi i Barcelonës.
Lionel Mesi mund të hyjë në librat e rekordeve si futbollisti i parë që fiton “Topin e Artë për herë të katërt nëse merr trofeun edhe për vitin 2012.
ti o burri i kurves tamam e thua qe messi s’eshte njeri po majmun cirku,na ruafshi coconet ju te barcas se jeni ber shum te peshtir me kete servilizmin tuaj(kush lexon shtypin dhe shikon canalet spanjolle e kupton cfar dua te them)kur u bere dhe ti lojtar o shaqir une ngelem te behem president of america..
shko mbushu shshsh aa qi ri
O shaqir mesi esht lojtari me i mir i te gjitha kohrave dhe barcelona skuadra me e mir.ai po thyen rekorde cdo jave. dhe menyra qe ti e shan thua se esht majmun, dhe kjo tregon injoranc loku.ej ndrro emrin o paki te fala muhamedit x x
PIQUE ka thene dhe thote vetem nje te VERTETE dhe asgje me shume !!!!