“Ishte magji, magji… As unë nuk e di se çfarë më kaloi në mendje" (VIDEO)

15 Nëntor 2012, 12:47Sport TEMA

Stiven Xherard, kapiteni i kombëtares angleze, e ka cilësuar golin e katërt të shënuar nga suedezi Zlatan Ibrahimoviç në ndeshjen miqësore mes dy kombëtareve si “më të bukurin” që ka parë ndonjëherë. Ibra shënoi 4 gola në takimin e fituar 4-2 nga Suedia, por i fundit ishte një kryevepër me roveshatë nga 25-30 metra në pozicion diagonal me portën, një gol që e bëri njëkohësisht atë lojtarin me më shumë rrjeta të tundura në këtë përfaqësuese, me 40 të tilla.

“Ndonjëherë duhet të ngresh duart lart para një paraqitje të veçantë individuale. Ajo ishte një paraqitje e klasit botëror nga një lojtar i klasit botëror. Ky ishte goli më i bukur që kam parë ndonjëherë. Para tij, në majën e listës ishte roveshata e Uejn Runi ndaj Mançester Sitit. Të gjithë e dinë se sa special ishte ai gol”

“Por ky i Ibrahimoviç, nga ajo distancë, me topin në atë lartësi në ajër… vetëm disa lojtarë mund ta bëjnë atë goditje dhe sigurisht që Ibrahimoviç është një lojtar shumë i veçantë. Ishte një nga paraqitjet më të mira individuale që kam parë nga një futbollist, kjo ishte nata e tij”, pranoi kapiteni i përfaqësueses angleze i cili regjistroi ndeshjen e tij të 100-të me kombëtaren dhe u duartrokit gjatë edhe nga publiku vendas në Stokholm kur u zëvendësua nga trajneri Hodgson.

Ndërsa Ibrahimoviç ka komentuar me humor veprimin e tij akrobatik, ndonëse ka pranuar se nuk ishte ky goli i tij i preferuar i kësaj nate, ku ai u bë futbollisti i parë në histori që arrin t’i shënojë katër gola në një ndeshje Anglisë.

“Ishte magji, magji… As unë nuk e di se çfarë më kaloi në mendje. Thjesht pashë portierin që dilte nga porta dhe po mendoja a të shkoja të përplasesha me të apo të prisja kur ta largonte topin? Kur e gjuajti me kokë, thjesht mendova se do të provoja të shënoja. E godita topin dhe vetëm kur u rrëzova në tokë e pashë që përfundoi në rrjetë. Kam shënuar disa gola të bukur në karrierën time, por kurrë 4 gola në një ndeshje për kombëtaren. Personalisht më pëlqeu më shumë goli i parë pasi ishte historik, ishte goli i parë në stadiumin e ri”, ishin fjalët e sulmuesit suedez.

http://youtu.be/IGXu0QhbXB4

4 komente në ““Ishte magji, magji… As unë nuk e di se çfarë më kaloi në mendje” (VIDEO)”

  1. Horri i Bulevardit says:

    Eshte lojtar i mire por shume inat e kam me duket shume pordhac, tamam ballkanas i hap bythesh.

  2. edi an albanianjewish livin' in toronto says:

    se dija qe paska njerez me rrezen e shikimit dhe te nuhatjes qe shikokan pordhet dhe i nuhasin ato nga nje kontinent ne tjetrin apo nga ekrani televizorit…vetem nga ballkani lindin njerez te till OH SORRY mos je gje PARIZIAN mor horri i bulevardit….

  3. sali says:

    Futbolli eshte nje loje te papriturash.Ndryshe hyri ne loje trimi e ndryshe doli.Hyri serbes e doli i cuditur.e jo vetem ai por edhe traineri,Suedia.Anglia,gjith qe pane ndeshjen.Futboll hesapi,kacek i fryre,gjysem gajde.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje