Del Piero spektakolar, por mundet nga Berisha, që shënon një super gol (VIDEO)

16 Nëntor 2012, 13:27Sport TEMA

Alesandro Del Piero vazhdon që të japë spektakël në fushën e futbollit, pavarësisht se vetëm pak ditë më parë mbushi 38 vjeç. Legjenda italiane ka shënuar dy gola në ndeshjen e sotme që Sidnei luajti kundër ekipit të Brisbane të Besart Berishës, por nuk ka mjaftuar.

Brisbane ka fituar në fund 4-2, ku goli i fundit është shënuar pikërisht nga Besart Berisha, pas një aksioni spektakolar personal.

Situata e Sidneit të Del Pieros është kritike, pasi ka shënuar tre humbje radhazi, ndërsa Besart Berisha duket se edhe këtë vit do të shpallet kampion.

http://youtu.be/RqTNqwRDYX4

4 komente në “Del Piero spektakolar, por mundet nga Berisha, që shënon një super gol (VIDEO)”

  1. england says:

    Ndoshta nuk bej mire qe ju kritikoj shpesh per lajmet sportive ju te Temes,por kjo do ju vlej qe te jeni me te sakte ne informacionet qe jepni,se persa i perkte lajmeve te tjera nuk ja vlen te lexosh asnje gazete tjeter,po kot nuk thone qe ai qe te kritikon te do me teper!
    Shikoni poshte dhe do bindeni se ekipi i Berishes kete vit nuk e ka filluar sic ju pretendoni se edhe kete vit do te shpallet kampion!!!

    Central Coast Mariners FC 6-13 piket

    Adelaide United FC 6-13

    Newcastle Jets FC 6-12

    Perth Glory FC 6-10

    Melbourne Victory FC 6-9

    Brisbane Roar FC 7-7

    Melbourne Heart FC 6-7

    Western Sydney Wanderers FC 6-7

    Sydney FC 7-6

    Wellington Phoenix FC 6-5

  2. gallata says:

    Ajo qe te bie ne sy,duke e krahasuar me futbollin ne Europe,eshte se mbrojtjet jane shume permisive,kalohen shume kollaj nga nje sulmues qofte edhe medioker.Dalin shume kollaj vetem me portierin.SHikojini mire te dy golat e Del pieros.Tek goli i pare eshte krejtesisht i pamarkuar dhe me nje gjuajtje gati qendrore,ku portieri fle gjume.Do ti rekomandoja qe te shkonin te luanin ne kete kampionat jo vetem Beckham qe degjova qe do te shkoje,por edhe atyre qe kane 10 vjet qe kane lene futbollin.

  3. liburni says:

    Mbrojtja e sydney bashke me portierin,eshte me e dobta ne kampionatin australian.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje