“Bild”: Favre, pse nuk luan Xhaka?

16 Nëntor 2012, 12:07Sport TEMA

Gazeta gjermane “Bild” ka publikuar një artikull mjaft interesant mbi futbollistin kosovar Granit Xhaka, duke vënë në diskutim faktin pse ky i fundit është mjaftueshëm i mirë për kombëtaren e Zvicrës, por jo për Borusia Mynshengladbah ku është kthyer në zëvendësues.

Xhaka luajti si titullar në ndeshjen e fituar 2-1 nga Zvicra ndaj Tunizisë të mërkurën, ndërsa u zëvendësua në minutën e 72-të. Por sipas gazetës gjermane, ai duhet ta harrojë një aktivizim kaq të gjatë sapo të kthehet te Borusia Mynshengladbah, ku është kthyer në një lojtar stoli, pasi ka fituar gjithnjë e më pak minuta nga ndeshje në ndeshje, ndonëse në 6 takimet e para të kampionatit ishte titullar i paprekshëm në radhët e skuadrës së tij. Ja si janë 5 ndeshjet e fundit të Xhakës në kampionat:

-Ndaj Eintraht Frankfurtit (2-0) ai luajti 70 minuta.

-Ndaj Verder Bremen (0-4) ai luajti 62 minuta.

-Ndaj Hanover (3-2) ai u aktivizua vetëm 15 minuta.

-Ndaj Grojter Fyrth (4-2) ai luajti vetëm 4 minuta.

-Ndaj Fraiburg (1-1) ai qëndroi gjatë gjithë kohës në stol.

Trajneri Lucien Favre është munduar të shpjegojë arsyen pse ka lënë në stol futbollistin e talentuar kosovar, i cili shihej si një nga blerjet më interesante të sezonit në Gjermani.

“Ai vjen nga Zvicra dhe i duhet kohë të përshtatet, Graniti është ende shumë i ri. Ai punon shumë mirë në stërvitje dhe kërkon gjithmonë të përmirësohet. Por ai e di që ka ende nevojë të bëjë progres”, shpjegoi trajneri i Borusia Mynshengladbah për “Bild”.

Por duket qartë se mosaktivizimi i rregullt i Xhakës ka filluar që në momentin kur ky i fundit kritikoi skuadrën e tij për paraqitjet e dobëta që po bënte. Kjo ka sjellë edhe zëra të tjera për largimin e mundshëm të talentit kosovar nga Borusia Mynshengladbah, me Lacion dhe Arsenalin që janë të interesuara për mesfushorin e talentuar./lajmeshqip

4 komente në ““Bild”: Favre, pse nuk luan Xhaka?”

  1. Dardan Spahija says:

    Ky djalosh duket problematik. Nje here ngriti sherr me Duken, tani me Favre?!?!
    http://fashionguests.blogspot.com/2012/09/xhaka-vs-armand-duka.html

  2. TOTILA says:

    KAM qene nder te paktit qe kam kritikuar paraqitjen e 2 PORDHACEVE KOSOVARE XHAMADAN SHAL-QIRIT dhe GROMIK GJAKUT. I kam pare ne ndeshjen miqesore ZVICER 1- ARGJENTINE 3 . Vinin qe te 2 verdalle si SOMNANBULE . Nuk e di kush i ka fryre dhe u ben publicitet pa qene dikushi sepse kjo i ka demtuar shume per te ardhmen sepse u ka dale mendja ne MALE TE FLOKEVE. JANE LOJTARE TE MIRE PER EKIPE TE DORES SE TRETE NE EUROPE . Kaq ,jo me shume .Koha mua do me jape te drejte.

  3. raimondi says:

    Me mire Granit –Ik qe andej dhe mbase shkon me Lacion apo ne ndonje ekip tjeter

    Mire do ishe te shkoje me ndonje ekip anglez –Atje do ishe mire fare

  4. Shqiptari says:

    Totila ti qenke i semure nga nje semundje e pasherueshme. Nga urrejtja patologjike per Kosovaret qe sa vjene e ta kuptosh se kush jane ata ne te vertete do te te perkeqesohet deri sa te ngordhesh sepse ti nuk je njeri e lere me shqiptar!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje