Asistenti i Zhoze Murinjos, Aitor Karanka, është shfaqur në sallën e konferencave të Real Madrid në vend të trajnerit portugez për të bërë komentet e tij rreth ndeshjes së sotme kundër Atletik Bilbao. Sipas tij, Zhoze Murinjo nuk është shqetësuar për faktin se Pep Guardiola e ka mundur në garën për titullin “Trajneri i Vitit” të dhënë nga Liga Profesioniste Spanjolle, edhe pse portugezi fitoi titullin kampion në Spanjë.
“Ne folëm rreth kësaj çështje. Murinjo është shumë i lumtur që nuk e ka fituar këtë çmim”, tha 39 vjeçari, duke çuditur reporterët në sallë që pritnin një reagim nga ai.
Më pas, biseda kaloi te Kristiano Ronaldo dhe situata e tij, duke filluar nga rinovimi i shumëpërfolur, deri te dëmtimi në sy, i pësuar një javë më parë.
“Të gjithë e dimë atë që përfaqëson në këtë klub Kristiano Ronaldo. A mund të largohet nga Real Madrid? Nuk kam çfarë të them rreth kësaj teme. Dëmtimi? Kristiano duhet të jetë shumë i dëmtuar që ta ndalojmë të zbresë në fushën e lojës”, tha Karanka, pa lënë të kuptohet asgjë nëse futbollisti do të aktivizohet apo jo në sfidën e sotme kundër rivalëve historikë të ekipit madrilen.
Hahahahha si dhelpra me rrushin !-Po sa te lumtur jemi ne te tjeret qe kete kaposh rrjepacuk se pame te ngjitet ne maje.