Pas Lazios e Arsenalit, edhe Milani e do Xhakën

20 Nëntor 2012, 11:38Sport TEMA

Skuadra e madhe italiane, Milan, është e fundit që ka shprehur interesim për mesfushorin kosovar, Granit Xhaka, raporton “Calcio Mercato”, bazuar në burimet e saj brenda klubit kuqezi.

Për mesfushorin e Borussia Moenchengladbachut dhe të përfaqësueses së Zvicrës, ditë më parë interesim kanë treguar Lazio dhe Arsenali.

“Lazio dhe Arsenali janë vënë pas Granit Xhakës, por ai ka rënë edhe në sytë e klubit italian, Milan, që dëshiron ta ketë në radhët e veta gjatë afatit kalimtar të janarit”, ka thënë burimi brenda klubit milanez për sajtin italian.

2 komente në “Pas Lazios e Arsenalit, edhe Milani e do Xhakën”

  1. Ilir Xhakja says:

    Edhe Milan do i kerkoje EURO Xhakes qe te luaje me ta :p
    http://fashionguests.blogspot.com/2012/09/xhaka-vs-armand-duka.html

  2. raimondi says:

    Xhaka eshte lojtar klasi –Mesfushior i talentuar

    Por me mire te mos shkoje me Milanin, se Milan eshte ne krize

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje