Zhoze Murinjo bën gati transferimin në Londër

19 Nëntor 2012, 12:23Sport TEMA

Familja Murinjo bëhet gati për kthimin në Londër. Gazetat britanike dhe ato spanjolle kanë publikuar lajmin se gjatë ditëve të fundit, në kryeqytetin anglez kanë qëndruar gruaja dhe vajza e trajnerit portugez, më këtë të fundit që pritet të vazhdojë edukimin e saj në Kolegjin e Arteve të Kamberuell.

Sipas “Daily Star”, vajza e Murinjos ka prenotuar gjithçka për vitin e ardhshëm, ndërsa ka zgjedhur edhe lëndët që do të ndjekë si studente e këtij kolegji, pasi 16 vjeçarja dëshiron të diplomohet për arte.

Sipas mediave britanike, kjo lëvizje e familjes Murinjo është hapi i parë i teknikut për kthimin në Angli, duke filluar që nga sezoni i ardhshëm. Por gazeta “AS” ka bërë të qartë se kjo nuk do të thotë detyrimisht që do të marrë drejtimin e një skuadre angleze, pasi ekziston gjithmonë hipoteza e Paris Sent Zhërmen.

Murinjos i mjafton të udhëtojë 2 orë me trenin “Eurostar” për të kaluar nga kryeqyteti anglez në atë francez dhe projekti i miliarderëve të Katarit është mjaft tërheqës për trajnerin që dëshiron të fitojë në çdo vend që shkon. Nëse parisienët bëjnë realitet edhe blerjen e Kristiano Ronaldos, atëherë për portugezin nuk ekziston më asnjë arsye që ta mbajë të lidhur me Real Madrid, ndonëse ka një kontratë deri në vitin 2016 me klubin spanjoll.

6 komente në “Zhoze Murinjo bën gati transferimin në Londër”

  1. TOTILA says:

    DO te shpetonte REALI nga ky QELBESIRE ,POR do t’a pesonte P.S.G.sepse murinjos nuk do te jete e larget dita kur do t’i ngulet nje hu mu ne b..th.

    1. Tironsi "ZZ" says:

      Interi i kalbur mori championsin me Murinjon.
      Jepi hakun, eshte trainer fitues. Kudo ku ka vajtur ka patur sukses.
      Asnje trainer deri me sot nuk i ka vazhduar sukseset me rradhe.
      PYETJE: Perse Guardiola e beri pushim kete vit? (eshte retorike)

    2. Argita_B says:

      Te Real i Madridit president eshte Perez me duket, sipermaresi me i madh ne Spanje ne fushen e immobiliareve..Ai sikur e solli Murinjon te Reali, pranoi ti paguaj dhe 10 milion euro ne vit, ndofta ti je me i zgjuar dhe kopetent se sa presidenti i Realit!! Po se ai i Interit, po ai i Chelsea, po i Portos…..
      Futja nje pjate grosh se nuk te mer njeri mendjen per futboll…

  2. mejor says:

    kush eshte ai ekip qe s’do ta donte murinjon ne stolin e vet???vetem ndonje vegjetarian ose specie ne zhdukje do ta refuzonte.i keq por shum i domosdoshem per cdo ekip qe do te mari trofe.

  3. Kotropuzi Mullarek-Koki USA. says:

    Une nuk jam tifoz i Realit, por sot per sot Murinjo eshte tranjeri me i mire ne bote ,flas per futboll, si njeri nuk me intereson.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje