Zbulohet fjalimi i parë i Guardiolës te Barcelona

19 Nëntor 2012, 20:06Sport TEMA

“Pep Guardiola, një mënyrë tjetër për të fituar” është libri autobiografik që tregon jetën e trajnerit katalanas dhe ka zbuluar disa nga prapaskenat e karrierës së tij, sidomos ato nga momenti kur mori drejtimin e skuadrës së Barcelonës. Sipas autorit, Guijem Balag, fjalimi i tij para skuadrës në qendrën stërvitore në Skoci është një nga ngjarjet që cilësohet ende si historike mes lojtarëve katalanas.

“Ju mund ta imagjinoni se çfarë motivimi i madh është për mua të jem këtu, të drejtoj këtë skuadër. Mbi të gjitha, unë e dua këtë klub. Nuk do të marr asnjëherë një vendim që do të dëmtojë apo do të ecë kundër klubit. Çdo gjë që do të bëj, do të bazohet mbi dashurinë që ndjej për Barcelonën”, ishte premtimi me të cilin Guardiola filloi fjalimin  tij të parë në sallën e mbledhjeve të skuadrës.

“Kjo skuadër ka kaluar një periudhë ku jo të gjithë ishin aq profesionistë sa duhej të ishin. Por tani ka ardhur koha që të gjithë të vrapojnë dhe të japin maksimumin. Unë kam qenë pjesë e klubit dhe i di gabimet e të kaluarës. Do t’ju mbroj deri në vdekje, por edhe do të kërkoj shumë nga ju, ashtu si ndaj vetes”.

“Unë do të kërkoj vetëm këtë nga ju. Nuk ju them asgjë nëse pasoni gabim apo nuk arrini të gjuani topin me kokë dhe ne pësojmë gol, për sa kohë që e di që po jepni 100% të mundësive tuaja. Unë mund t’ju fal çdo gabim, por nuk ju fal nëse nuk i jepni zemrën dhe shpirtin Barcelonës. Nuk dua rezultate, dua spektakël. Zotërinj, kjo është Barça! Kjo është ajo që kërkohet nga në dhe kjo është ajo që unë kërkoj nga ju”, është fjalimi që sipas shumë prej të pranishëmve (Ksavi, Iniesta, Mesi, Henri apo Pike), bëri që nga ai moment, skuadra të ndiqte verbërisht nga mbrapa trajnerin, i cili u bë më i suksesshmi në historinë e klubit katalanas.

2 komente në “Zbulohet fjalimi i parë i Guardiolës te Barcelona”

  1. ganiu says:

    po ca thua o gani,se mu bere si berisha qe e beri shqiperin kinen e ballkanit.te eci bravo te qoft dhe kaq ca na shkruani libra e na beni comente pa fund per kamunistat e barces(saliu me barcen ka qen tifoz qe i vogel se e kish ananet nga nena)

  2. raimondi says:

    Ky trajner me pelqen qamet –

    -Jo pse ishte me Barcelonen , por ky trjaner megjithse kishte nje ekip klasi si Barca ,
    ky rinte gjithe ndeshjen ne kembe ne ane te fushes duke ju dhene udhezime lojtareve te tij, si te vprojne gjate ndeshjes

    Qe tek e fundit ata lojtare jane super-klas dhe nuk kane nevoje tu treogsh c’te bejne gjate lojes, e megjithate ky bente detyren —I udhezonte cdo meoment te lojes lojtaret e tij

    Ndersa , trjaneret tane rijne atje tek stoli gjithe dneshjes pa levizur
    dhe ja fusin gjumit…..kur nderkaq ne kemi lojtare modeste qe e kane te nevojeshme fjalen e trajnerit ne cdo moment qe ti orjentoje drjet ne loje …..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje