Mançini: Alo, policia, a mund të ndalni Ronaldon?!

20 Nëntor 2012, 17:25Sport TEMA

Roberto Mançini ka pranuar se ndërhyrja e policisë mund të jetë mënyra e vetme për të ndalur Kristiano Ronaldon dhe për të shpëtuar Mançester Sitin nga përsëritja e një situate me atë të ndeshjes së shtatorit kur futbollisti shënoi në kohën shtesë për t’i dhënë suksesin Real Madrid.

Sipas Mançinit, nuk është çudi që lojtari të marrë “Topin e Artë” në këtë sezon, pasi e meriton plotësisht të quhet lojtari më i mirë në planet.

“Si mund ta ndalim atë? Ndoshta do të thërrasim policinë! Ai është një lojtar elite dhe është shumë e vështirë kur vihesh përballë dikujt që mund të shënojë një apo dy gola në çdo ndeshje. Do të na duhet të përqendrohemi”.

“Sipas mendimit tim, Ronaldo e meriton “Topin e Artë”. Ai shënoi aq shumë gola vitin e kaluar dhe ndihmoi Real Madrid të përfundonte sipër Barcelonës. Por shpresoj që të ketë një natë të keqe, ndoshta e harrojnë në shtëpi”, ishte batuta e trajnerit të Mançester Sitit.

“Për të kjo do të jetë një natë e rëndësishme, por është gjithashtu një ndeshje e rëndësishme edhe për Real Madrid. Lojtarët si Ronaldo dhe Mesi janë shumë të vështirë për t’u mbuluar. Mund të bësh një punë shumë të mirë por ata janë përsëri lojtarë që shënojnë në çdo ndeshje, kjo është arsyeja pse janë më të mirët në botë”, deklaroi trajneri italian.

4 komente në “Mançini: Alo, policia, a mund të ndalni Ronaldon?!”

  1. TOTILA says:

    O NDYRESIRE .po sot MESSI SHENOI 2 GOLA KUNDER SPARTAK MOSKES DHE VAJTI 80 GOLA ,I DUHEN DHE 6 GOLA QE TE MPOSHT TE PAMPOSHTURIN GERD’HARD MULLER DHE TE SHPALLET ME I MIRI I TE GJITHA KOHRAVE . CFARE MU…. RONALDA MORE LEGEEEEEEEEEEEEEEEEEEEN ,MORE VELLLAI SIAMEZ I QELBESIRES MURINJO!

  2. kapo says:

    Totila qe ti je anti interist kjo po merret vesh po kushedi sa do kesh vuajtur kur te kan rrahur interi rregullisht skuadren tende te zemres

  3. TOTILA says:

    cili inter? INTERI PER MUA KA VDEKUR QE NE 1965. PSE TI AKOMA NUK E KEMARRE VESH.

  4. raimondi says:

    __Policia :…Nuk e ndalojme dot Ronaldon, ka ikur ne drejtim te paditur …lol

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje