Juventus ka arritur të fitojë 3-0 përballë Çelsit dhe të hedhë një tjetër hap drejt kualifikimit në fazën tjetër të Ligës së Kampioneve, duke shtyrë drejt eliminimit pikërisht kampionët në fuqi të turneut.
Në ndeshjen e luajtur në “Juventus Stadium”, gjithçka ka folur për bardhezinjtë që kanë dominar edhe falë faktit se Di Mateo ka provuar të luajë pa një sulmues të mirëfilltë, duke shpresuar të aftësitë e kundërsulmit që iu dha trofeun pak muaj më parë.
Por është prapavija ajo që vë në vështirësi londinezët, ndërsa Juventusi krijon raste të njëpasnjëshme. Shtylla e Lihtshtainer pasohet nga goli i Kualjarela në pjesën e parë, ndërsa në pjesën e dytë vijnë edhe golat e Vidal dhe Xhovinko që mbyllin ndeshjen me një sukses të merituar të ekipit vendas.
Tani Juventusit i duhet vetëm një pikë për t’u kualifikuar, në ndeshjen e fundit që luhet në fushën e Shakhtar Donetsk, i kualifikuar matematikisht në fazën tjetër të turneut falë suksesit 5-2 në fushën e Nordsjaelland.
http://youtu.be/l6xSLm6lF6I
Juve the best, fuck all the rest..!!1
juventus per champions
Turp per Chealsea te luaje pa sulmues kunder nje ekipi italian
por Juventusi dominoi tere ndeshjen Bravo ky eshte futbolli