Shakhtari, shembulli i shëmtuar i anti-fair play (VIDEO)

21 Nëntor 2012, 12:25Sport TEMA

Skuadra e Nordsjaelland do të kërkojë që UEFA të marrë masa ndaj sulmuesit të Shakhtar Donetsk, Luiz Adriano, për golin anti-sportiv që ai shënoi në fitoren 5-2 të skuadrës ukrainase në Danimarkë.

Futbollisti shënoi golin e barazimit pasi mori topin që duhej t’u kthehej danezëve të cilët e kishin ndalur lojën për të ndihmuar një lojtar të dëmtuar, e pasi dribloi portierin, shënoi në portën e boshatisur, mes protestave të lojtarëve vendas, ndërsa gjyqtari u detyrua të akordonte golin.

“Nuk e di nëse te Shakhtar janë të gjithë banditë, por disa nga lojtarët, trajnerët dhe drejtuesit e tyre janë të pamoralshëm”, ishte shpërthimi i trajnerit danez Kasper Hjulmand në televizionin danez “TV3+” pas ndeshjes. Sipas tij, sulmuesi e meritonte të largohej me karton të kuq pas asaj që bëri dhe jo të qëndronte në fushë e të shënonte pastaj edhe 2 gola të tjerë.

“Fillimisht, bëhet fjalë për zgjedhjen e lojtarit. Si trajnerë, ne insistojmë gjithmonë në respektin për lojën, kundërshtarin dhe rregullat. Në mënyrën se si e shoh unë botën e futbollit, kjo është një sjellje antisportive dhe një karton i kuq për Luiz Adriano do të ishte i përshtatshëm”.

Irritimi i vendasve ishte edhe më i madh kur Shakhtar nuk pranoi që t’i lejonte të shënonin si kompensim për atë që kishte bërë sulmuesi i tyre. Një pjesë e lojtarëve të ekipit ukrainas u nisën ta bënin një gjë të tillë, por mungesa e një sinjali nga stoli bëri që aksioni i danezëve të ndërpritej dhe tensioni të rritej përsëri. Pak minuta më vonë, kur Nordsjaelland kaloi në avantazh, trajneri Hjulmand festoi si çmendur para stolit të Mircea Luçeskut.

“Unë pyeta çfarë ndodhi dhe Luiz Adriano më tregoi se ishte thjesht instinkt, kishte parë topin, kishte dribluar dhe shënuar”, shpjegoi Luçesku pas ndeshjes në konferencë për shtyp. “Ne deshëm t’i linim të shënonin, u krijua një konfuzion i madh në skuadër dhe kjo është arsyeja pse ata shënuan golin e 2-1. Ata e meritonin golin, ne luajtëm futboll vetëm pasi ata gjetën rrjetën përsëri. Më vjen keq që gjërat shkuan kështu”, tha trajneri i Shakhtar.

http://youtu.be/7RpRKIzLCTE

3 komente në “Shakhtari, shembulli i shëmtuar i anti-fair play (VIDEO)”

  1. TOTILA says:

    Mos te kete merak SHKAKTARI SE DO TIA QI…. NENEN JUVENTUSI pas 2 javesh kur te jete ndeshja tjeter sic u pata lajmeruar sic shkerdheu mbreme CHELSEAN dhe ate mandarinin KINEZ DI MATEO qe me ndeshjet e CHAMPIONS LEAGUES NE SEZONIN E SHKUAR kunder BARCELONES dhe BAYERN MUNCHEN paraqiti futbollin me ARKAIK TE PARE NDONJEHERE NJE KATENACIO te paster ITALIANE ,por te viteve ’60.

  2. Zogolli says:

    Zezak, me keq se kafsha! Nuk i urren kot bota!

  3. Erjon says:

    Bo bo ti to tile je I semure mendor,shakhtari esht surprise deri tashi, po ti je nje tifoz I semure dhe pa llogjike.bjeri vetes mrapa o Vella.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje