Di Mateo: Ishte një nder të drejtoja Çelsin

22 Nëntor 2012, 11:38Sport TEMA

Roberto Di Mateo ka zgjedhur të mos bëjë polemika për shkarkimin e tij nga drejtimi i Çelsit, ndërsa ka përshëndetur të gjithë ata që e kanë mbështetur në këto 6 muaj në drejtimi ekipit londinez. Nëpërmjet një deklarate të dhënë në faqen e klubit të Unionit të Trajnerëve të kampionatit anglez, ai ka dhënë mendimet e tij rreth vendimit të Abramoviç për ta larguar nga drejtimi i skuadrës.

“Ka qenë një nder për mua të emërohesha trajner i një klubi ku kam luajtur me krenari e që bën pjesë të zemrës time. Jam shumë krenar për sukseset dhe trofetë që kam arritur të fitoj në muajt e fundit. Fitorja e Ligës së Kampioneve në Mynih ka qenë momenti më i bukur i historisë së klubit dhe karrierës time, si lojtar dhe si trajner. Dua të falënderoj të gjithë stafin, të gjithë ish-futbollistët e mi dhe tifozët e Çelsit për mbështetjen e tyre. I uroj atyre shumë fitore, në këtë sezon dhe në ato në vazhdim”, janë fjalët e trajnerit që pritet të ulet në bisedime me Abramoviç për dëmshpërblimin ekonomik që i detyrohet klubi meqë e ka shkarkuar nga detyra para kohe.

Sipas mediave angleze, vendimi i Abramoviç ka ardhur pasi trajneri italian vendosi të linte në stol Fernando Torres në ndeshjet e fundit, ndonëse aktivizimi i tij ishte një kërkesë e drejtpërdrejtë e miliarderit rus./lajmeshqip

2 komente në “Di Mateo: Ishte një nder të drejtoja Çelsin”

  1. mau says:

    ky abramovic eshte ber si enveri yne qe thoshte ;po sdoli nafte ku them une atehere ka sabotim!

  2. TOTILA says:

    HEREN e pare qe doli “NGA BUNKERI dhe tuneli ” e vrane kete MANDARININ KINEZ DI- MATEO. Te gjithe e pame se si e fitoi CHAMPIONS LEAGUE KY TIPI .Mirepo JUVENTUSI e cmontoi PER PJESE KEMBIMI. KURRE nuk mund te montohet nje ekip me pjese kembimi nga uzina te vjetra si MANCHESTER CITY ,CHELSEA ,P.S.G.apo qofte dhe REAL MADRIDI. E filloi ITALIA NE VITET ’70-80 por me perpara e pat eksperimentuar SPANJA QE NE VITET E per te HERESHME ’50 dhe u pa se cili ishte rezultati . VETEM BARCELONA eshte sot per sot ekipi qe ka futbollin me spektakolar DHE SULMUES .Celsi i suksesit jane ekipet ZINXHIR , TE LUAJTURIT bashke qe femije per te persosur aftesite dhe per te zhdukur xhelozite . Besoj se edhe ekipet e tjera do te “KTHEHEN nga KORCA” dhe do te mundohen t’a ” bejne buken me miellin e tyre” per te rritur konkurencen me loje te ndereshme dhe jo me KATENACIO.SOT CIVILIZIMI I sportedashesve eshte ne shkallen me te larte dhe nuk do shfaqje te shemtuara por SPEKTAKEL.Nuk ka rendesi se kush do t’a mar ne dore CHELSEAN SEPSE DO TE JETE “THE SAME SHIT ,BUT DEFERENT DAYS”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje