Trajneri i Zvicrës, Otmar Hitzfeld, është pezulluar me dy ndeshje nga FIFA pasi është shpallur fajtor për një gjest fyes ndaj gjyqtarit në ndeshjen e tetorit kundër Norvegjisë, e vlefshme për eliminatoret e Botërorit 2014.
FIFA bëri të qartë se Komisioni Disiplinor e kishte shpallur fajtor për thyerje të rregullave të “sjelljes ofensive dhe fair play”. Ai u ndëshkua gjithashtu me një gjobë prej 7 mijë frangash zvicerane.
Ish-trajneri i Borsuia Dortmund dhe Bajern Mynih, një nga më të famshmit gjermanë, u kap nga kamerat ndërsa i tregonte gishtin e mesit gjyqtarit, në përfundim të takimit që u mbyll me barazimin 1-1. Gjesti i tij ishte shumë i shpejtë dhe dukej se gjyqtari nuk e kishte raportuar atë në protokollin e ndeshjes.
Por duket se provat televizive kanë qenë të mjaftueshme që Hitzefeld të humbasë dy ndeshjet e radhës, ato që kombëtarja e Zvicrës do të luajë ndaj Qipros në mars dhe në qershor të vitit 2013.
Trajner i mire ky dreq….
Skandal, tani e dha TV qe u pushua nga puna si trajner i Celsit Di Mateo ..!!!!
Di Mateo trajneri me i sukseseshem i Clesit e pushojne se beri dy humbje me ekipe qe ishin shume here me te mira se Celsi
__Ndersa ne mbajme akoma trajner De Biazin , meqense humbi me Islanden, se ne o vella po dhame fjalen , nuk e thyejme kollaj.Kemi burrni ne keto raste , sidomos me te huajte ..lool