Pato kërkon të jetë titullar. Sulmuesi i Milanit e ka bërë një gjë të tillë të qartë menjëherë pas ndeshjes kundër Anderleht, ku arriti të shënonte në minutën e fundit golin që vulosi rezultatin 3-1 në favor të kuqezinjve.
“Golin ia kisha premtuar trajnerit, i thashë që do të futesha në fushë dhe do të mbyllja ndeshjen. Kam pësuar disa goditje në këtë ndeshje, do të bëj kontrolle sapo të kthehemi në Itali por nuk mendoj se është diçka shqetësuese. El Sharaui? Po paraqitet shumë mirë, por tani të shohim si rrjedhin ngjarjet. Unë dua të luaj. Së shpejti vjen edhe menaxheri im dhe pastaj do të vendosim”, ishte “bomba” e lëshuar nga sulmuesi që duket se po mendon seriozisht të largohet nga kuqezinjtë.
Lamtumira e mundshme e Pato nuk përbën një shqetësim për Milanin, që është mësuar vitet e fundit ta shohë më shumë në infermierinë e klubit sesa në fushën e stërvitjes. Por deklarata e tij duket si një pabesi ndaj skuadrës e cila vendosi ta mbante edhe kur ai nuk ishte në formën e tij më të mirë.
Në fakt, në janar Pato mund të ishte bërë një futbollist i PSZH, pas kërkesës së Karlo Ançelotit dhe Leonardos që ishin gati të shpenzonin 25 milion euro për të. Galiani ndërkohë kishte bërë gati blerjen e Tevez me ato para dhe mungonin vetëm firmat në kontratë. Në minutat e fundit, ndërhyrja e Silvio Berluskonit bëri që të marrëveshjet të mos nënshkruheshin, duke zgjedhur të mbajë brazilianin që është aktualisht partneri i vajzës së tij.
Situata vazhdoi me Paton që kaloi gjysmën e dytë të sezonit në infermieri i dëmtuar kronik, ndërsa Tevez u kthye te Mançester Siti dhe ndihmoi klubin të shpallej kampion në Angli.
PATO YOU HAD BETTER TO PUSH YOUR GIRLFRIEND ,BARBARA BERLUSCONI ,SESA TE LUASH FUTBOLL. Ne fakt te ka hy vedi ne qejf kur thone shkodranet .FUTBOLLI do pune ,pune dhe vetem PUNE .JE lojtar inteligjent ,por e quan punen tende te perfunduar pa filluar akoma mire . PUNO !!!