Ferguson tallet me Benitez: Korr frytet e punës së të tjerëve

23 Nëntor 2012, 18:55Sport TEMA

Trajneri i Mançester Junajtid, Aleks Ferguson, si dhe ai i sapoemëruar te Çelsi, Rafael Benitez, nuk kanë një marrëdhënie të mirë mes tyre dhe kjo është provuar që në rastin e parë që i është dhënë skocezit por të folur rreth spanjollit që u kthye në kampionatin anglez.

Sipas Ferguson, Benitez është shumë me fat që ka mundësinë që të shkruajë emrin për herë të dytë si fitues i Botërorit të Klubeve, edhe pse nuk ka ndërtuar vetë një skuadër fituese, pasi fillimisht e fitoi turneun me Interin e Murinjos, ndërsa tani i jepet i njëjti shans me Çelsin e Di Mateos.

“Është e pabesueshme të mendosh se Di Mateo u largua edhe pse ka fituar Kupën FA dhe Ligën e Kampioneve. Zhgënjimi më i madh për mua është se pas dy javësh, ata do të shkojnë të marrin pjesë në Botërorin e Klubeve. Normalisht do të mendohej se duhej t’i jepej një shans trajnerit që të provonte të fitonte këtë trofe”.

“Rafa Benitez është shumë me fat pasi në CV-në e tij, pas dy javësh, mund të ketë të shkruar emrin si fitues i dy Botërorëve për Klube, pa patur asnjë lidhje me skuadrat që i fituan ato”.

“Zhoze Murinjo fitoi tre trofetë me Interin. Benitez më pas mori skuadrën dhe fitoi Botërorin pa patur asnjë lidhje me ekipin dhe mënyrën se si u ndërtua ai”, ishte batuta e Ferguson që pritet shumë shpejt të marrë një përgjigje nga spanjolli, i cili si gjithmonë nuk është tërhequr në përballjet me teknikun skocez.

4 komente në “Ferguson tallet me Benitez: Korr frytet e punës së të tjerëve”

  1. TOTILA says:

    ALEX FERGUSON ! Ty mund te te japesh titullin SER ,VETEM NE NUK JE DRUNK ( I PIRE ).Lere ironine o matuf drogaxhi ,por larguhu se edhe ti pamvaresisht cke fituar (per te cilat te respektoj) nuk do jesh dot ne gjendje t’a shenosh emrin ne GUINES. Edhe BENITEZ do te shkarkohet pas e shumta 5-6 MUAJSH sepse atij do ti bejne puc lojtaret sic i bene FRANCEZET RAIMOND DOMENECUT .Aresyeja : nuk di te punoje me grupin dhe eshte pak mendjemadh dhe i pelqen vetja . nuk di te menaxhoje situaten ne zhveshtore , dhe nuk di t’e motivoje .

    1. Argita_B says:

      Matuf drogaxhi…!! Kur nje fshatar kembezbathur i lejon vetes te shaje trajnerin me te sukseseshem te 30 viteve te fundit ne bote…botes po i vjen fundi. Lopen ke dale ta kullosesh sot katnari vogel?

  2. TOTILA says:

    IK moj burri , sepse nuk mer vesh nga pjerdh gomari . Ku di dhia c’eshte tagjia .Vetem nga emri qe ke vene te shkakton te perzjera . IK dhe merru me vicat e VUCIDOLIT sepse dhe emrin ky fshat e ka nga krahina SRPSKA . T’i kam pare komentet e tua moj ARGITI dhe eshte hera e pare dhe e fundit qe po harxhoj kohen me nje INJORANT-eqe ne kete blog nuk jane te pakte.

  3. ajax says:

    Specialist Totila lexoj komentet e tua,e kupton kur kam kohe,te them specialist sepse je me te vertete specialist por pe koti,kamp anglez i katerti,Fergusoni drogaxhi dhe plakush,Venger vengalash,Murinjon e shan para dhe prapa,Ibraimovic eshte kote,Falkao flake kashte,per Ronaldon cf nuk thua.Bekembauer ka thene keshtu per hollandezet ku i lexon gjithe keto gjera o burre apo i ke me te degjuar.Po kush eshte per ty trajner i mire?Se per futbollist e dime kush eshte. Me thuaj 1dhe une do ti zberthej ata nje nga nje.E di qe midis disave do jete dhe Guardiola ka fituar kaq e ka fituar aq,po nuk eshete aq i mire sa nmendon ti,do ta shikojme kur te marri ndonje ekip tj,kur te filloj dua kete dua ate do ja kaloj dhe murinjos per kerkesa.Te veje ne Shqiperi dhe te marri Kukesin dhe ta nxjerri kampion,jo Peqinin se ate e nxjerr se ka ate deputetin e forte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje