Venger: Kampionati anglez dominon në Evropë

23 Nëntor 2012, 14:00Sport TEMA

Trajneri i Arsenalit, Arsen Venger, insiston se kampionati anglez është turneu më i bukur mes kampionateve në Evropë. Megjithëse Mançester Siti u eliminua nga Liga e Kampioneve në fazën në grupe për të dytin vit radhazi dhe Çelsi me shumë mundësi do të pësojë të njëjtin fat, Venger beson se futbolli në Angli mbetet përsëri para atij gjerman dhe spanjoll, ndonëse ekipet e këtyre vendeve kanë siguruar që tani kualifikimin në fazën tjetër të turneut.

“Unë do të vazhdoj të them se Anglia ka kampionatin më të fortë, pasi nëse klubet angleze e duan një lojtar, e marrin atë. Për sa kohë një gjë e tillë vazhdon të ndodhë, kampionati anglez mbetet më i fuqishmi në Evropë”, deklaroi trajneri francez që udhëhoqi përsëri skuadrën e tij drejt një kualifikimi të suksesshëm në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampioneve, ku tashmë ka arritur të kualifikohet për 13 sezone radhazi, i dyti në listën e vazhdimësisë pas Real Madrid me 16 sezone.

“Anglia është më e mira pasi këtu ka diçka më shumë. Nuk ka lidhje vetëm me atë që sheh në fushën e lojës, por si e përjeton futbollin. Kjo është ajo që unë besoj fuqimisht dhe kur u flas lojtarëve, ata thonë të njëjtën gjë”.

Megjithatë, Venger është i ndërgjegjshëm për përmirësimin e shteteve të tjera si Gjermania, në radhët e të cilës kanë kaluar turin ekipet e Bajern Mynih, Shalke dhe Borusia Dortmund.

“Ndoshta ka më pak diferencë me vitet e kaluara, kur kualifikimi ishte thjesht çështje kohe. Futbolli gjerman ka bërë para, futbolli spanjoll është aty në çdo vit, ndërsa tani janë kthyer edhe disa ekipe franceze si PSZH. Tani gjërat duken më pak të lehta për ne por nuk është se jemi përkeqësuar. Mançester Siti u eliminua në një grup shumë të vështirë dhe nuk mund të thuash se është skuadër e keqe për sa kohë që është në kryesimin e kampionatit anglez”, deklaroi trajneri i “topçinjve”.

7 komente në “Venger: Kampionati anglez dominon në Evropë”

  1. xhaka says:

    Kampionat kot,pa vlera,pa cilesi.Qe nje trainer te kenaqet me kete gjendje do thote qe ka mare fund.

  2. england says:

    Kush ka sy te shohe,dhe kush ka mend te mendoje mund te jap nje konkluzion te sakte per kete qe ka thene Venger!ndersa ti me mbiemer te huazuar nga futbollisti kosovar nuk ke as njeren dhe as tjetren,ti thjesht ke nje te drejte sic mund ta kene te gjithe ne kete hapesire,ate per te perdorur tastieren,per te shkrojtur…

  3. Leo says:

    Kampionati me i forte ngelet ai spanjoll, i pasuar nga ai gjerman, Anglia eshte ne vendin e trete, do apo s’do Vengeri francez! Anglezet u rrofshin sheiket e çifutet bashke me blejet e tyre te pafund, se cilesine e kane te tjeret, jo ata!

    1. u dont say says:

      po perse na qenka kampionati spanjoll me i mire se anglez?ne spanje vetem dy ekipe bejne lufte per titullin kampion dhe dihet kush jane,Ne Angli ke shume skuadra si puna e Man.Utd,Man.City,Chelsea,Arsenal,Liverpool,Tottenham.

  4. TOTILA says:

    Po me vijne zorret tek goja nga ky VRENGALASHI i ARSENALIT ,nga ky FODULL , ky RUDIMENT qe i ka ngelur ora tek ALF RAMSEY ne fund te viteve ’60. Ky karabush QE KA HEDHUR RRENJE TEK ARSENALI dhe nuk di te shkulet . Futbolli anglez (JAM DOKORD ME “LEON” ,por me nje ndryshim te vockel) eshte ne vend te KATERT pas SPANJES ,GJERMANISE ,ITALISE. DHente zoti dhe i bje shorti VRENGALASHIT me ndonje ekip ITALIAN sepse M.CITY ,IKU me bisht nder shale . Rrugen e ka mare dhe CHELSEA i cili kot pret ndeshjen e fundit si dhelpra per ATO te DASHIT se mos i bjene. Me IRONIKJA eshte se ne kete blog ka dhe te ashtuquajtur “KOPETENTE ” qe nuk jane dakord ,por faktet jane kokeforta .Ekipet angleze nuk kane gjak nder deje jane sic ka thene BECKENBAUERI per HOLLANDEZET . Pastaj dihej qe kjo rruge ishte pa krye dhe atje do te conte ,per sa kohe SHEIKET E NAFTES pastrojne parate ,duke mbledhur PJESE KEMBIMI TE SKADUARA NGA E GJITHE BOTA dhe duan qe te ndertojne nje MAKINE HIBRIDE . Keshtu sic po e peson M.CITY ,CHELSEA keshtu do t’a paguaje jo me larg se sivjet ne CHAMPIONS LEAGUE dhe P.S.G. e ANCHELOTIT E TE TJERE e te tjere QE nuk dua t’ua permend emrin . NUK BEHET BUKA ME MIELL HUA !!

    1. Argita_B says:

      13 here radhazi eshte kualifikuar ne ligen e kampioneve me Arsenal, ne vendin e dyte pas Realit te Madritit (Realoi nuk ka patur vetem nje trajner) dmth eshte trajneri qe mban rekordin aktual ne bote…
      Ti thua qe ky duhet te mbylli gojen e te largohet nga Arsenal!!
      Wenger ka arritur te gjitha keto rezultate duke blere lojtare te lire, te rinj qe i ka formuar vet, dhe ti thua qe nuk ben ky e eshte fodull e rudiment!
      Po mire, ke te marrin per trajner po hoqen Wenger te Arsenal dhe pse ta marrin ?

  5. Elton says:

    O toile pse Barcelona ska miell hua? Ca flet mor cun, mblidhni menjen Cdo ekip ka miell hua dhe sa pe man city the esht skan pas fat se ekip e kan te mire. Nuk jam tifoz I man city

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje