Hemilton parashikon një duel epik Vetel-Alonso

22 Nëntor 2012, 18:45Sport TEMA

Luis Hemilton pret me padurim garën e fundjavës të Formula 1 në Brazil, ku do të vendoset titulli kampion në duelin mes Sebastian Vetel dhe Fernando Alonso. Britaniku ishte vetë një prej pretendentëve në këtë sezon, por problemet e vazhdueshme të makinës MekLaren kanë bërë që tashmë të shohë si spektator duelin mes dy pilotëve, me gjermanin që ka një avantazh të rëndësishëm prej 13 pikësh ndaj pilotit spanjoll të Ferrarit.

“Kjo është një betejë mjaft e bukur dhe as Sebastian e as Fernando nuk kanë luksin të çlodhen qoftë edhe një sekondë. Ata të dy janë pilotë fantastikë dhe të dy kanë garuar në mënyrë të shkëlqyer gjatë të gjithë sezonit. Tani presim të shohim se kush do të fitojë në fund, shpresoj të jetë një përballje epike”, ishte komenti i pilotit britanik para garës së fundjavës.

Vetë Hemilton do të dëshironte që të fitonte vetë në Brazil, për të mbyllur në mënyrën më të mirë karrierën me MekLaren, skuadër për të cilën garon për herë të fundit, para se të kalojë te Mercedes.

“Brazili ka qenë skena e disa garave epike gjatë kohës që kam garuar për MekLaren dhe për arsye nga më të ndryshmet, kjo fundjavë do të jetë një garë e rëndësishme për mua. Unë iu afrova shumë titullit kampion këtu në vitin 2007, e fitova atë në kthesën e fundit në vitin 2008 dhe garova si i çmendur për të përfunduar në podium në vitin 2009. Por nuk e kam fituar kurrë këtë garë dhe kjo është ajo që synoj të bëj në këtë fundjavë. Dua të fitoj dhe t’i jap lamtumirën perfekte skuadrës në këtë fundjavë”, tha Hemilton i cili ka premtuar se në rast suksesi do të mundohet që të mos qajë./lajmeshqip

1 komente në “Hemilton parashikon një duel epik Vetel-Alonso”

  1. sokol says:

    veteli fiton se ka makinen me te mire ;ferrari ka qene per ibret kete sezon mire dhe kaq

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje