Murinjo: Humbim me penallti sepse nuk i gjuaj unë

23 Nëntor 2012, 12:14Sport TEMA

Trajneri i Real Madrid, Zhoze Murinjo, nuk e kupton ende se pse skuadrat që ai drejton vazhdimisht humbasin kur vjen koha e gjuajtjeve të penalltive. Ai ka treguar se si ka arritur të fitojë vetëm një herë në gjuajtjet nga pika e bardhë në vitin 2008.

“Kam fituar vetëm një titull me gjuajtje të penalltive. Unë humb gjithmonë. Nuk e kuptoj pse. Nëse më pyetni pse, mund t’ju përgjigjem se ndodh pasi nuk i gjuaj unë penalltitë, apo nuk jam unë në portë për t’i pritur”, ishte komenti ironik i Murinjos në intervistën e dhënë për televizionin shtetëror portugez “TVI”.

Ndërsa ishte në drejtimin e Çelsit, skuadra e tij u eliminua me penallti nga Liverpuli në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve të vitit 2007, ndërsa në edicionin e kaluar, Serxho Ramos humbi penalltinë e fundit dhe Real Madrid u eliminua nga Bajern Mynih në të njëjtën pikë të turneut.

Murinjo ka shpjeguar edhe rrethanat e çuditshme të herës së vetme kur ka fituar me penallti, në finalen e Kupës së Italisë me Interin përballë Romës në vitin 2008.

“Ne e fituam atë ndeshje pasi portieri Hulio Sezar gjendej përballë Huan të Romës, shokut të tij të fëmijërisë që e njihte shumë mirë. Hulio Sezar më tha që para ndeshjes që nëse Huan do të gjuante penallti, ai do t’ia priste pa probleme. Përveç kësaj, personi që bëri gjuajtjen fitimtare ishte Havier Zaneti, në atë që ishte penalltia e parë e karrierës së tij”./lajmeshqip

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje