Ronaldo ëndërron Guardiolën te Brazili

25 Nëntor 2012, 15:47Sport TEMA

Ish-sulmuesi i kombëtares braziliane, Ronaldo, do të dëshironte që Pep Guardiola të merrte drejtimin e “seleçaos” pas shkarkimit të Mario Menezes. Trajneri i Brazilit u largua nga detyra të premten pasi Federata Braziliane e ka cilësuar zhgënjyese punën e tij gjatë kësaj periudhe, ndërsa Guardiola figuron mes emrave të mundshëm për të marrë këtë post.

Megjithëse Ronaldo nuk është dakord me shkarkimin e Menezes, ai thotë se është shumë e rëndësishme që të gjendet një trajner me karakteristikat e duhura, që janë pikërisht ato të ish-trajnerit të Barcelonës.

“Të gjithë bëhen të paduruar, por gjithmonë duhet parë perspektiva. Unë personalisht nuk do ta kisha marrë atë vendim, por Brazili ka nevojë që të kthehet përsëri në drejtimin e duhur. Ne kemi trajnerë të mëdhenj në Brazil dhe kemi nevojë për dikë që i transmeton qetësi skuadrës”.

“Guardiola është trajneri më i mirë në botë për momentin. Ai bëri një punë të shkëlqyer te Barcelona dhe do të ishte një zgjidhje e madhe për Brazilin. Por duhet të shohim nëse tifozët do ta donin atë apo jo”, tha ish-sulmuesi.

Ndërkohë, një tjetër ish-sulmues i Brazilit, Romario, ka sponsorizuar publikisht kandidaturën e Felipe Skolarit, ndërsa një tjetër ish-sulmues i seleçao, Rivaldo, ka folur publikisht në mbështetje të kandidaturës së Ramajho.

1 komente në “Ronaldo ëndërron Guardiolën te Brazili”

  1. vlora says:

    100 per 110 perqind me ty.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje