Kapiteni i Çelsit, Xhon Terri, ki ka thurur elozhe trajnerit Roberto Di Mateo pas shkarkimit të këtij të fundit nga drejtimi i londinezëve të mërkurën e kaluar. Mbrojtësi anglez ka theksuar rëndësinë që ka në historinë e klubit trajneri italian që kaloi vetëm 6 muaj në drejtimin e skuadrës, por që arriti të fitonte Ligën e Kampioneve dhe Kupën FA.
“Ka qenë një javë e vështirë brenda dhe jashtë fushës. Dua të them se ka qenë një privilegj të luaja nën drejtimin e Robi. Kam patuar kënaqësinë si një lojtar i ri i akademisë të rritesha duke parë dhe mësuar prej tij, ndërsa ishte një nder që më vonë të isha kapiteni i skuadrës në periudhën kur ai drejtoi Çelsin”.
“Ishte e pabesueshme që në sezonin e kaluar fituam dy trofe, sidomos Ligën e Kampioneve që e kërkonim prej shumë kohësh. Robi është një person i jashtëzakonshëm dhe një legjendë. Ne i urojmë atij shumë suksese në të ardhmen, pasi vetëm një faleminderit nuk është e mjaftueshme”, deklaroi Terri.
Sinjalet e admirimit ndaj Di Mateos kanë ardhur gjatë të gjithë ndeshjes së djeshme nga tifozët e Çelsit, shumë prej të cilëve mbanin pankarta me nurin 16 që mbante italiani në periudhën kur luante për Çelsin, apo me parulla përshëndetje ndaj tij.