Murinjo: Vendimet i merr klubi në fund të sezonit

26 Nëntor 2012, 18:22Sport TEMA

Mediat spanjolle kanë bërë të ditur se Zhoze Murinjo nuk ka filluar të bëjë planifikimin e sezonit të ardhshëm të Real Madrid, ashtu siç kishte bërë në këtë periudhë një vit më parë, duke shtuar spekulimet për një largim të mundshëm të trajnerit portugez.

Ky i fundit, është shfaqur vetë në konferencën për shtyp para ndeshjes së Kupës së Mbretit ndaj Alkoiano, duke shpjeguar marrëdhënien e tij me drejtuesit e skuadrës.

“Unë nuk dua të flas për asgjë. Klubi është sovran dhe unë jam vetëm një i punësuar. Është klubi ai që duhet të vendosë nëse është i kënaqur me mua apo jo”, tha Murinjo duke iu referuar faktit se skuadra e tij është që tani shumë larg Barcelonës në luftën për titullin kampion.

“Ndoshta në fund të sezonit, klubi nuk do të jetë i kënaqur me punën time dhe mund të mendojë se ka gjëra që duhen përmirësuar dhe ndryshuar. Personalisht, kam një raport shumë të mirë me presidentin Perez, me shefin Hose Angel dhe njerëz të tjerë në bordin drejtues. Kjo marrëdhënie nuk mund të jetë më e mirë se kaq”, deklaroi trajneri i Realit.

“Marrëdhënia ime me lojtarët? Ajo është e njëjtë me atë para ndeshjes me Betis, nuk e kuptoj këtë pyetje Kur fiton, gjërat janë shumë më të mira se kur humbet, kjo është normale”, ishte batuta e Murinjos që më pas ka evituar çdo pyetje për ndeshjen ndaj Betis dhe kampionatit, duke iu përgjigjur vetëm atyre për ndeshjen e Kupës së Mbretit.

5 komente në “Murinjo: Vendimet i merr klubi në fund të sezonit”

  1. albani says:

    murinjo eshte padyshim nje trajner fitues, por ta shpif me lojen jo te bukur qe ben dhe me fajesimin e arbitrave sa here qe humbet

  2. INTERIST says:

    murinjo e dhjeve realin sivjet qe kur solle modricin dhe prishe harmonin e lojtarve.dihet qe ozil eshte i preferuari i madrilenve te vjeter si ramos,kasijas,marcelo etj.plus sondazhet te AS dhe Marka tregojne se 3 ne 5 madridista do ozilin ne 11 pastaj duan kakan dhe ne fund miun e kroacis qe vetem rotullohet reth vetes.nga madridi do ikesh naten pa te pare njeri ti dhe portugezet e tu.este portuges hiko puta es.

  3. kapo says:

    Ike ike o plaku mere me gjithe tespie e tosum bac

  4. TOTILA says:

    “INTERIST”.ke shkruar pak vrazhde po e ke vene gishtin mbi plage .Nuk kam se c’te shtoj me .

  5. me Realin per 40 vjet! says:

    ne 40 vjet nuk ka patur reali trainer te tille.ky “rasputin”kerkon te vere veten mbi emrin e Real!nuk na duhet nje titull as nje Champions,qoft kjo e 10 ta’ duhet te kthehet personaliteti dhe respekti i dikurshem.Barcelona mundet ne fushe jo me llafe.nuk fitohet me Barcelonen me inate po me loj.na duhet nje trainer si Del Boske,qe ta kete Realin ne zemer,jo ta shohi si mjet per te realizu egon e tij.”Rasputini”duhet te largohet nje ore e me pare.Viva REAL.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje