Juventus huazoi Bendtner se kushtonte pak

27 Nëntor 2012, 10:57Sport TEMA

Drejtori i përgjithshëm i Juventusit, Bepe Marota, ka bërë të qartë se vendimi për të marrë Niklas Bendtner gjatë merkatos së verës erdhi sepse sulmuesi danez ishte opsioni më i lirë i mundshëm në qarkullim.

24 vjeçari iu bashkua kampionëve të Italisë në huazim nga Arsenali, por nuk ka arritur t’i bëjë vend vetes në skuadrën italiane, duke bërë që tifozët të kërkojnë shpjegime nga klubi për transferimin e tij.

“Çdo marrëveshje ka nevojë për arsyetim ekonomik para se të kryhet. Ne nuk ishim në gjendje të bënim një transferim të madh gjatë verës, pro na nevojitej një sulmues tjetër në rast se do të vuanim prej dëmtimeve apo pezullimeve. Kjo është arsyeja pse vendosëm të huazonim Bendtner”, tha Marota, duke lënë të kuptohet se statusi i lojtarit do të vazhdonte të ishte ai i rezervës.

Futbollisti danez nuk ka arritur ende të gjejë rrugën e rrjetës në 7 ndeshjet që është aktivizuar deri tani me skuadrën italiane dhe ka ftuar trajnerin Konte t’i besojë më shumë.

“Nuk jam unë që vendos dhe mendoj se Antonio Konte është një trajner i madh. E respektoj vendimin e tij, këdo që të zgjedhë për të luajtur. Është e drejtë që Konte të bëjë zgjedhjen e tij, por unë besoj se jam një lojtar që mund të ndryshoj fatet e ndeshjes dhe prandaj dua të luaj më shumë”, tregoi lojtari danez, për të cilin përflitet se mund të largohet nga bardhezinjtë në janar nëse nuk aktivizohet më me rregullsi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje