Spanjollët nuk janë dorëzuar dhe kërkojnë me çdo kusht që titulli kampion i Formula 1 t’i shkojë Fernando Alonsos. Kjo është arsyeja pse në këtë vend ka filluar një fushatë e mirëfilltë në rrjetet sociale për të shtyrë Ferrarin të apelojë rezultatin e garës së fundit në Brazil, duke akuzuar për parregullsi kampionin e botës Sebastian Vetel.
Sipas spanjollëve, kampioni i trefishtë i botës, përveç parakalimit të palejuar ndaj Kobajashit gjatë garës kur ishin flamujt e verdhë, të kapur nga kamerat televizive, e ka përsëritur një gjë të tillë edhe me një nga makinat Toro Roso dhe një HRT.
Objektivi i kësaj fushate është që falë një apelimi të mundshëm, Vetel të penalizohet me 20 sekonda në renditjen përfundimtare të garës, një dënim që jepet sa herë që ka probleme që evidentohen pas përfundimit. Këta 20 sekonda janë të mjaftueshëm që Vetel të bjerë nga vendi i 6-të në të 8-tin, duke humbur pikët që i dhanë titullin kampion të botës, i cili do t’i shkonte Fernando Alonsos.
Megjithëse Ferrari deri tani nuk është dëgjuar, një sinjal të parë e ka dhënë vetë Fernando Alonso, nëpërmjet një mesazhi të shkruar në Twitter. “Nuk bëj mrekulli. Bëj që mrekullitë e mia të jenë rregullat korrekte”, ishte komenti i shfaqur në adresën e Alonso, një thumbim i drejtpërdrejtë ndaj Vetel që menjëherë pas titullit kishte akuzuar të gjithë kundërshtarët për manovra të parregullta kundër tij.
Keta spanjollet paskan qene te cuditeshem. Si mund te akuzojne Vetelin kur Massa e le te kaloje Alonson lehte-lehte.
Alonso eshte pilot i mire asgje me shume. Vetel eshte me i miri!
Po pse Shumakeri c’beri, vetem qe nuk zbriti nga makina te shtynte ujin me ndonje fshese qe te kalonte ky jeshili tjeter.
Spanjollet kujtojne se automobilizmi eshte si ciklizmi ku ata fitojne pasi te kene thithur nje qese “miell” para gares. Le te mbajne fort futbollin persa kohe s’i kane dale horlleqet edhe aty.
Ju mund te jeni anti-spanjolle, por rregullat jane rregulla dhe duhen respektuar! Sa per qeset me “miell” pastaj, me duket se u jane kapur me tonelata, jo spanjolleve por italianeve, gjermaneve dhe amerikaneve!
Ne çiklizem Spanja pati nje kampion te madh te quajtur Indurain, qe edhe pse u kontrollua rreptesisht per vite me radhe(sidomos nga anti-dopingu francez ne Tour de France)dhe fitoi me djerse e nder si kampion i madh qe ishte?
Po Pantani, Armstrong e shume te tjere, si fituan?
Zoteri qe keni komentuar i pari,ketu nuk po flitet se kush eshte me i mire si pilot.Po flitet per zbatimin e rregullores se FIA-se.Apo si shqipetar qe jemi edhe ketu do tu mesojme botes te mos respektpj asnje lloj rregulli te percaktuar?
Ju uroj nga Berati ju dhe gjithe shqipetareve kudo neper bote gezuar 100 vjetorin e pavaresise.
Nikolla Konomi,Berat. 28.11.2012
Kur Vetel ka nisur parakalimin drita ka qene jeshile dhe kur ka qene ne parakalim drita tjeter ka qene e verdhe,tani si mund te ndalonte Vetel me 120Km ne ore ne kthese dhe me gjithe ate shi qe binte.Mos ja fusni kot per Vetel se eshte pilot shume i mire dhe po aq i ndershem dhe kete e ka treguar gjate gjithe garave.